Alameh Zejd bin Muhammed el-Medkhali (v. 1435)
Burimi: El-Irhab, fq. 49
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Një tjetër1 tha, kur ai e ngriti lart Khumeinin e Rafidave, mbështetësit e tij dhe revolucionin:
“Revulucioni i Khumeinit ishte një revolucion Islamik. Ata që qëndrojnë pas tij janë një grup Islamik. Rinia ka marrë mësimin Islam nga lëvizjet Islamike. Të gjithë muslimanët në përgjithësi dhe lëvizjet Islame në mënyrë të veçantë janë të detyrueshme për të mbështetur këtë revolucion në të gjitha mënyrat e mundshme dhe të bashkëpunojnë me të në të gjitha fushat.”2
Pas revolucionit, ai dhe ndjekësit e tij ia dërguan një urim të gjatë Khumeinit të Rafidave në veçanti dhe për pasuesve të tij në përgjithësi.
1 Do të thotë, Ebul-A’la el-Meududi. Sa shumë gabime që kishte në metodologjinë e davetit, fetvat dhe shkrimet që u publikuan gjatë jetës së tij! Ato egzistojnë ende. Edhe nëse autori vdes, vepra e tij jeton tutje; ato ose janë udhëzime të sakta ose devijime të qarta.
2 Esh-Shakikan el-Maududi ue el-Khumeini, fq. 3. Lexo tërë tezën për të parë fatkeqësi tragjike që ai solli. Ato kan ardhur dhe shkuar por është për të ardhur shumë keq se çfarë qëndrimi kanë fanatikët ndaj kësaj organizate aktiviste dhe i arsyetojnë shumë prej metodologjive të saj propagandistike që nuk kanë të bëjnë asgjë me metodologjinë Selefite. Pavarësisht faktit se ata e dinë se çfarë gabime të tmerrshme dhe skandaloze që ata kanë bërë. Me të vërtetë ata janë sikurse ka thënë Zoti ynë:
وَمَن يُرِدِ اللّهُ فِتْنَتَهُ فَلَن تَمْلِكَ لَهُ مِنَ اللّهِ شَيْئًا
”Po atë që Allahu do ta humbë, ti nuk mund të bësh asgjë për të (nuk mund ta shpëtosh).” 5:41