Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: Mekanetul-Mer’ah fil-Islam, fq. 624
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Nëse gruas i rikthehet gjaku i nifasit në ndonjë prej ditëve të Ramazanit, a duhet ajo të vazhdoj agjërimin apo jo? A duhet t’i kompensojë ditët të cilat i ka agjëruar gjatë kësaj periudhe (që nuk ka pasur gjakderdhje), apo çka duhet të veprojë?
Përgjigje: Nuk ka asnjë dyshim se gruaja me nifas (lehonë) nuk duhet të agjërojë përderisa ajo ka gjakderdhje gjatë 40 ditëve pas lindjes. Nëse gjaku pushon brenda 40 ditëve, ajo pastrohet dhe agjëron. Nëse gjaku i kthehet brenda 40 ditëve, ajo nuk duhet të agjërojë gjatë kësaj kohe që ka gjakderdhje. Ndërsa ditët që ajo kishte agjëruar kur gjaku i kishte pushuar, agjërimi i saj është i saktë sepse ajo agjëroi ato ditë në një gjendje të pastër. Ky është mendimi i saktë në këtë çështje dhe Allahu e di më së miri.