Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Rinia kanë nevojë për mëshirë në këtë kohë

Shejkh Abdurr-Rrazak bin Abdul-Muhsin el-Abbad el-Bedr

Burimi: https://www.youtube.com/watch?v=vEbMM5Wzknk

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Kur Ibn Kajimi e shpjegon këtë çështje, lidhur me atë që e prishë moralisht gruan e tjetrit, bijën e vet, motrën e vet, nënën e vet…

Ky shpjegim sqaron të këqijat e zinasë dhe shkatërrimet që sjell ajo, është marrë nga Sunneti (hadithet) që paralajmëron kundër zinasë, dhe sqaron pasojat dhembshme të saj.

Ka ardhur në Musned të Imam Ahmedit dhe tek të tjerët një transmetim autentik nga hadithi i Ebi Umameh, se një djalosh erdhi te profeti dhe tha:

O i dërguari i Allahut. Me lejo të bëjë zina!

Sahabët ishin rreth profetit , dhe filluan ta qortojnë atë dhe ta ndalojnë këto fjalë, “mos… mos….”.

Në të vërtetë, ato fjalë janë të ndyra dhe janë një kërkesë e shëmtuar.

Profeti i tha: “Afrohu!”

 A afroi të riun profeti i bëri disa pyetje që e zgjuan zemrën e këtij të riu.

“A ia dëshiron këtë nënës tënde?”

Ai tha: “U sakrifikofsha për ty o i dërguari i Allahut. Betohem në Allahun, nuk do t’ia dëshiroja këtë nënës time.”

Profeti tha:

“Edhe njerëzit gjithashtu nuk ua dëshirojnë këtë nënave të tyre.”

Profeti i tha: “A ia dëshiron këtë vajzës tënde?”

Ai tha: “U sakrifikofsha për ty o i dërguari i Allahut. Betohem në Allahun, nuk do t’ia dëshiroja këtë vajzës time.”

Profeti tha:

“Edhe njerëzit gjithashtu nuk ua dëshirojnë këtë vajzave të tyre.”

Profeti i tha: “A ia dëshiron këtë motrës tënde?”

Ai tha: “U sakrifikofsha për ty o i dërguari i Allahut. Betohem në Allahun, nuk do ti’a dëshiroja këtë motrës time.”

Profeti tha:

“Edhe njerëzit gjithashtu nuk ua dëshirojnë këtë motrave të tyre.”

Profeti i tha: “A ia dëshiron këtë hallës tënde?”

Ai tha: “U sakrifikofsha për ty o i dërguari i Allahut. Betohem në Allahun, nuk do t’ia dëshiroja këtë hallës time.”

Profeti tha:

“Edhe njerëzit gjithashtu nuk ua dëshirojnë këtë hallave të tyre.”

Profeti i tha: “A ia dëshiron këtë tezës tënde?”

Shikoni në këtë zgjerim në farefis. Kjo është shumë e rëndësishme. Ai nuk u mjaftoi vetëm me pyetjen e parë. Pavarësisht se pyetja e parë është e mjaftueshme.

Profeti i tha: “A ia dëshiron këtë tezës tënde?”

Ai tha:U sakrifikofsha për ty o i dërguari i Allahut. Betohem në Allahun, nuk do t’ia dëshiroja këtë tezës time.”

Profeti tha:

“Edhe njerëzit gjithashtu nuk ua dëshirojnë këtë tezeve të tyre.”

Dhe një parim i njohur i fesë thotë:

“Asnjëri nga ju nuk beson (plotësisht) deri sa t’ia dëshiroj vëllait të tij atë që ia dëshiron vetes së tij.”

“Derisa t’ia dëshiroj vëllait të tij atë që ia dëshiron vetes së tij.”

Pra, nëse ai nuk ia dëshiron atë vetes së tij nuk është as i kënaqur me të, atëherë pse ai do të ishte i kënaqur që kjo t’i ndodhë dikujt tjetër?

Prandaj, kurimi i kësaj dëshire të keqe, që ishte në zemrën e këtij të riu, ishte zgjerimi në farefis.

Sepse me atë që njeriu bën zina, pa marrë parasysh kush do që të jetë, do të jetë ose një nënë ose një motër ose një hallë, ose teze e dikujt, ose mund t’i ketë të gjitha këto atribute së bashku. Ajo mund të jetë nëna e dikujt dhe tezja e një personi, halla e atij tjetrit dhe motra e një personi tjetër.

Nëse një person nuk ia dëshiron këtë të afërmeve të tij, qoftë nëna e tij, halla e tij apo tezja e tij, etj., atëherë pse ai dëshiron që kjo t’i ndodhë dikujt tjetër?

Dhe ky është një zgjim për zemrën.

Pastaj, dashamirësi i sinqertë , i cili u dërgua si mëshirë për njerëzimin, e vuri dorën mbi gjoksin e këtij të riu dhe tha:

“O Allah, falja mëkatin e tij, pastroja zemrën e tij dhe ruaja nderin e tij.”

Këto tri lutje.

Shkruajeni këtë! Mësojeni përmendësh! Dhe vëni re!

“O Allah, falja mëkatin e tij, pastroja zemrën e tij dhe ruaje nderin e tij.”

Unë them: shkruajeni dhe mësojeni përmendësh, sepse të rinjtë gjatë këtyre kohërave janë në kohën e sprovave.

Unë nuk besoj se ky i ri, që ishte gjatë kohës së profetit, u ballafaqua me sasinë dhe llojet e sprovave dhe vuajtjeve që të rinjtë e kohës sonë ballafaqohen me to.

Për shkak të kësaj, të rinjtë kanë nevojë …

Gjatë këtyre kohëve, të rinjtë kanë nevojë që njerëzit e mirë të jenë të mëshirshëm ndaj tyre …

Të kenë dhembshuri ndaj tyre …

Të kenë dashuri ndaj tyre …

Dhe sinqerisht nga zemrat të bëhet lutje për ta.

Lutja e babait për të birin e tij është e pranuar.

Lutja e nënës për të birin e saj është e pranuar.

Të mos thotë prindi për të birin e tij: Allahu e shëmtoftë atë! Ose Allahu e turpëroftë atë! Ose Allahu e mallkoftë atë! Të mos bëhet ndihmës i shejtanit kundër tij.

Rinia kanë nevojë për mëshirë, për mëshirën e babait, për mëshirën e nënës, për mëshirën e të afërmeve, të shokëve të klasës dhe shokëve të tjerë.

Të rinjtë kanë nevojë për këto lutje të sinqerta, nga zemra të sinqerta, që shpresojnë atë që është tek Allahu.

(Profeti u lut) Fale mëkatin e tij, pastroje zemrën e tij, ruaje nderin e tij!

Ky djal i ri, në kohën e profetit , gjatë kësaj këshille, gjatë kësaj mëshire, gjatë kësaj lutjeje nga profeti u ngrit nga prania e profetit

Dhe asnjë gjurmë e asaj dëshire që kishte nuk mbeti në zemrën e tij, mori fund!

Ai u ngrit dhe nuk i mbeti asnjë grimcë e asaj dëshire nuk mbeti me të cilën lidhen zemrat, shtohet sprova. Ai u ngrit me zemër të pastruar.

Tre gjëra: Mëshirë, mirësi në këshillë dhe sinqeritet në lutje. Rezultati i kësaj është shumë i madh!

Betohem në Allahun, të rinjtë e kohës sonë kanë nevojë për dikë që të jetë i mëshirshëm me ta …

Që dikush të lutet sinqerisht për ta, dikush që i jep këshilla të mira dhe ua sqaron atyre…

Të rinjtë kanë nevojë për dikë që nuk i ndihmon shejtanit kundër tyre!

Profeti tha një gjë të ngjashme me këtë, kur dikush tha: “Allahu e turpëroftë atë! Allahu e mallkoftë atë! “Mos ji në ndihmë të shejtanit ndaj vëllait tënd.”

Ai këshillonte që të thuhet:

“Allahu të mëshiroftë. .”Allahu të faltë”

Ai na udhëzoi që të lutemi për të.

Si përmbledhje, këto kuptime, që profeti u zgjerua në sqarimin e tyre, thellohen në zemër dhe e zgjojnë atë.

A ia dëshiron këtë nënës tënde?

A ia dëshiron këtë vajzës tënde?

A ia dëshiron këtë motrës tënde dhe kështu me radhë?

Kjo e zgjon zemrën në mënyrë të madhërishme. Nëse shpjegimi është i ndërtuar mbi këshilla të mira, lutje të sinqertë ndaj Allahut, kjo do të sjellë rezultate të jashtëzakonshme dhe të bekuara.

Në të vërtetë, suksesi, përmirësimi i zemrës, pastrimi i shpirtrave janë në dorën e Allahut. Ai udhëzon kë të dojë në rrugën e drejtë.

E lusim Allahun me emrat e Tij të bukur dhe me cilësitë e Tij madhështore dhe se Ai është Allahu dhe që askush nuk meriton të adhurohet pos Tij, që të falë mëkatet e të gjithë fëmijëve tanë dhe të pastrojë zemrat e tyre, dhe të ruaj nderin e tyre.

Me mirësinë dhe bujarinë e Tij. Në të vërtetë, Ai është Bekuesi dhe Më i Larti i Gjithëdituri, i Gjithëmëshirshmi dhe Ai që i përgjigjet lutjeve.

Shpërndaje: