Alameh Abdul-Aziz bin Muhammed es-Selman (v. 1422)
Burimi: Mauarid-ud-Dhaman li Durus-iz-Zaman (6/19-20)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Fëmijët e paedukim nuk kanë vlerë midis fëmijëve të tjerë. Fëmijët e paedukuar janë një bela e madhe për të gjithë komunitetin në përgjithësi dhe për prindërit e tyre në veçanti. Është më mirë që ata të mos ekzistojnë se sa të ekzistojnë dhe të jenë të paedukuar ose me edukatë të prishur. Si jo-ekzistent, ata janë të padëmshëm, nuk i lëndojnë prindërit e tyre apo dikë tjetër. Mosekzistimi i tyre madje ka shumë dobi.
Kjo pra është gjendja e fëmijëve të paedukuar, ose me edukim të prishur. Le ta dijë këtë njeriu i mençur. Edukimi i fëmijëve është i lehtë dhe i rëmdomtë për atë të cilit Allahu (azze ue xhel) ia lehtëson atij. Një arsye për të pasur fëmijë të edukuar është që ti dhe gruaja juaj të mos bëni asgjë të fajësuar para fëmijëve. Ju duhet t’i përmbaheni gjithmonë karaktereve të bukura në mënyrë që fëmijët ti’u pasojnë juve. Shpesh, fëmijët i pasojnë skllavërisht prindërit e tyre, djejnë krenari për ta, lavdërojnë tiparet e tyre të mira dhe i mbrojnë ata në çdo mënyrë. Medito për Kur’anin fisnik do ta kuptosh se është e vërtetë se e drejta e prindërve dhe udhëzimet e duhura në jetë luajnë një rol shumë të rëndësishëm. Disa herë, Allahu përmend se si të dërguarit, pasi të kenë shfaqur mrekullitë e tyre, u bëjnë thirrje komuniteteve të tyre në përsosmëri pas së cilës shoqëria i përgënjeshtron ata dhe preferojnë në vend të tyre paraardhësit e tyre jobesimtar. Allahu (te ala) tregoi se ata thanë:
إِنَّا وَجَدْنَا آبَاءنَا عَلَى أُمَّةٍ وَإِنَّا عَلَى آثَارِهِم مُّهْتَدُونَ
“Ne kem gjetur baballarët tanë në këtë fe, dhe ne pasojmë gjurmët e tyre.”1
Kaq pozitë të lartë kanë prindërit tek fëmijët e tyre, madje as një person madhështor nuk i afrohet asaj.
1 43:22