Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: El-Fetaua el-Kajjimeh lil-Usratil-Muslimeh”, fq. 105-106
Përmbledhur nga: Sad Abdul-Ghaffar Ali
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: “Çka thotë sheriati Islam sipas jush, në lidhje me njeriun që e rrah gruan e tij, merr paratë e saj me forcë dhe e trajtojnë atë keq?”
Përgjigje: “Njeriu që e rrah gruan e tij, merr paratë e saj dhe e trajton atë keq, është mëkatar dhe i pabindur ndaj Allahut (azze ue xhel). Thotë Allahu në Kuran:
وَعَاشِرُوهُنَّ بِالْمَعْرُوفِ
“Jetoni e silluni mirë me to!” 4:19
Gjithashtu, në një ajet tjetër thotë:
وَلَهُنَّ مِثْلُ الَّذِي عَلَيْهِنَّ بِالْمَعْرُوفِ
“Gratë kanë aq të drejta sa kanë edhe detyra, sipas arsyes së shëndoshë.” 2:228
Nuk është e lejuar për askënd që ta trajtoj gruan e tij në këtë formë, pastaj të kërkoj që ajo ta trajtojnë atë mirë. Kjo është padrejtësia për të cilën Allahu flet në ajetet:
وَيْلٌ لِّلْمُطَفِّفِينَ الَّذِينَ إِذَا اكْتَالُواْ عَلَى النَّاسِ يَسْتَوْفُونَ وَإِذَا كَالُوهُمْ أَو وَّزَنُوهُمْ يُخْسِرُونَ
“Mjerë për ata që hanë në peshë (dhe matje), që, kur masin për veten, e marrin masën të plotë, ndërsa, kur u masin të tjerëve me litër ose me kandar, ua pakësojnë.” 83:1-3
Çdo njeri që kërkon të drejtat e tij të plota ndaj të tjerëve, por pa i dhënë të tjerëve të drejtat e tyre të plota që u takojnë, veçse është përfshirë nga këto ajete që i cekëm.
Unë i këshilloj të gjithë ata që veprojnë kë këtë mënyrë që ta kenë frikë Allahun, sidomos kur është fjala për gratë. Mos harroni se, edhe profeti ﷺ urdhëroi për një gjë të tillë në hutben e Arafatit, në haxhin lamtumirës:
“Kini frikë Allahun për sjelljet tuaja ndaj grave. Ju i keni marrë ato në besë të Allahut dhe me to keni marrëdhënie me lejen e Allahut.”
Të gjithë ata që nuk janë të mirë në sjelljet e tyre ndaj grave të tyre u them se, nuk është e mundur për të jetuar jetë të lumtur bashkëshortore, vetëm nëse të dy bashkëshortët trajtojnë njëri-tjetrin në mënyrë të drejtë dhe të mirë, duke pasur durim ndaj njëri-tjetrit ndaj të këqijave që mund t’i kenë dhe të shohim cilësitë e njëri-tjetrit të mira në vend të së kundërtës. Profeti ﷺ ka thënë:
“Besimtari nuk duhet ta urrej besimtaren. Nëse ai e urren diçka tek ajo, është i kënaqur me diçka tjetër.”