Imam Abdurr-Rrahman bin el-Xhauzi el-Hanbeli
Burimi: Zad-ul-Masir (1/402)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Allahu (azze ue xhel) ka thënë:
وَاللاَّتِي تَخَافُونَ نُشُوزَهُنَّ فَعِظُوهُنَّ وَاهْجُرُوهُنَّ فِي الْمَضَاجِعِ وَاضْرِبُوهُنَّ فَإِنْ أَطَعْنَكُمْ فَلاَ تَبْغُواْ عَلَيْهِنَّ سَبِيلاً
“E atyre që u frikësoheni për shkak të kryelartësisë që kanë, këshilloni, madje largohuni nga shtrati e, edhe rrihni (lehtë, nëse nuk ndikojnë këshillat as largimi), e nëse ju respektojnë, atëherë mos u sillni keq ndaj tyre.” 4:34
”…këshilloni…” El-Khalil ka thënë: ”Kjo bëhet duke i folur gruas në mënyrën më të butë me të cilën ndikohet zemra.”
Hasan el-Basriu ka thënë: ”Ai duhet ta qortojë atë me gojë. Nëse ajo refuzon, ai duhet ta bojkotojë atë.”
Dijetarët nuk bien dakord në lidhje me bojkotin e gruas, dhe për këtë kanë katër interpretime:
1.Burri duhet të mos ketë marrëdhënie intime me gruan e tij. Kjo është transmetuar nga Said bin Xhubejr, Ibën Ebi Talha dhe Avfi nga Ibn Abasi. Këtë mendim e kanë edhe Ibn Xubejr dhe Mukatil.
2.Burri nuk duhet të flet me të por duhet të ketë marrëdhënie intime me të. Ky mendim është i Ibnu Abasit – transmeton nga ai Ebud-Duha dhe Khusejfit që e transmeton nga ai Ikrimeh. Këtë mendim e ka edhe es-Suddi dhe Sufjan eth-Theuri.
3.Ai nuk duhet të flasë me të në dhomën e gjumit. Kjo është transmetuar nga Ibën Abasi, el-Hasan dhe Ikrime.
4.Ai nuk duhet të bi me të në dhomën e gjumit dhe nuk duhet të ketë marrëdhënie intime me të. Kjo është transmetuar nga el-Hasan esh-Sha’bi, en-Nakhai, Muksim dhe Katadeh.
Ibn Abasi ka thënë: ”Bojkotoje atë në dhomën e gjumit. Nëse ajo nuk e përmirësohet, atëherë Allahu të ka lejuar që ta rrahësh por pa përdorur dhunë.”
Shumë dijetarë thonë se ajeti duhet të aplikohet sipas radhës. Kur keni frikë mosbindjen, ajo duhet qortohet. Kur ajo është e pabindur, ajo bojkotohet. Kur ajo vazhdon të jetë e pabindur dhe kokëfortë, ajo duhet rrahur. Dhe nuk është e lejuar që fillimisht ta rrahësh atë.
Ebu Jala ka thënë: ”Kjo është sipas medhebit të Imam Ahmedit ndërsa Imam Shafiu lejon që ajo të rrahet pa përdorur fillimisht këshillën dhe bojkotimin.”