Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Rrahja e gruas së pabindur – Sheukani

Imam Muhammed bin Ali esh-Sheukani (v. 1250)
Burimi: Fet’h-ul-Kadir (1/695)
Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Allahu (azze ue xhel) ka thënë:

وَاللاَّتِي تَخَافُونَ نُشُوزَهُنَّ فَعِظُوهُنَّ وَاهْجُرُوهُنَّ فِي الْمَضَاجِعِ وَاضْرِبُوهُنَّ فَإِنْ أَطَعْنَكُمْ فَلاَ تَبْغُواْ عَلَيْهِنَّ سَبِيلاً

“Sa për ato gra për të cilat ju shihni sjellje të dobët, në fillim i qortoni, (pastaj) mos pranoni të flini me to, (dhe më në fund) i rrihni ato (lehtë), e nëse ato kthehen përsëri te bindja, atëherë atëherë mos u sillni keq ndaj tyre.” 4:34

Nushuz do të thotë mosbindje.

فَعِظُوهُنَّ

”në fillim i qortoni”

Kujtojë ato me çfarë Allahu i ka obliguar me bindje dhe marrëdhënie të mira dhe inkurajoni dhe kërcënoni ato.

وَاهْجُرُوهُنَّ فِي الْمَضَاجِعِ

“(pastaj) mos pranoni të flini me to”

Kjo dotë thotë, t’i shmangeni atyre në dhomën e gjumit dhe të mos bini me to në të njëjtën batanije. Disa thanë se duhet kthyer shpinën atyre. Të tjerë thanë se nuk duhet pasur marrëdhënie me to. Disa thonë se ajo nuk duhet të flejë në të njëjtën dhomë me të.

وَاضْرِبُوهُنَّ

“(dhe më në fund) i rrihni ato (lehtë)!”

Rrahja nuk duhet të jetë e rëndë. Siç duket burri mund të veprojë të gjitha këto kur ai ka frikë mosbindje nga ana e gruas së tij. Është thënë gjithashtu se ai nuk duhet ta bojkotojë atë derisa qortimi nuk i bën dobi asaj. Nëse qortimi i sjell dobi, ai nuk duhet ta bojkotojë atë. Dhe nëse bojkotimi i mjafton asaj nuk duhet ta rrahë.

Shpërndaje: