“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Rregulli bazë i agjërimit kur ka paqartësi

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Mexhmu-ul-Fataua (19/67-68)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Ndodh që në disa vende të shohin hënën e re para nesh ose pas nesh. A duhet të ndjekim vëzhgimin e tyre apo vëzhgimin tonë? Le të themi se një person nga Arabia Saudite ku është parë hëna e re udhëton për në Pakistan ku hëna e re nuk është parë, dhe si veprohet në një vend kufri?

Përgjigje: Nëse je në një vend ku nuk e di se a është parë hëna e re apo jo, nisesh sipas rregullit bazë; nëse je në Sha’ban nuk duhet të agjërosh, dhe nëse je në Ramazan nuk duhet të bësh bajram. Lidhur me pyetjen themi hipotetikisht se nëse udhëton nga Arabia Saudite ku është parë hëna e re për në Pakistan ku hëna e re nuk është parë ti e vazhdon agjërimin sepse je në një vend ku hëna e re nuk është parë.

Profeti ka thënë:

Agjëroni kur e shihni atë (hënën) dhe ndërpriteni agjërimin kur ta shihni atë.”

Nëse themi se kthehesh në të njëjtën ditë të lejohet të prishësh agjërimin. Dhe nëse udhëtojmë për në perëndim dhe arrijmë në një qytet që e ka parë hënën e re të Ramazanit ndryshe nga Arabia Saudite ne agjërojmë sepse hëna e re është parë në vendin ku ndodhemi.

Allahu -te ala- ka thënë:

“Pra, kushdo nga ju që dëshmon këtë muaj, le të agjërojë!” El-Bekare, 2:185

Edhe profeti ka thënë:

Agjëroni kur e shihni atë (hënën) dhe ndërpriteni agjërimin kur ta shihni atë.”

Gjithçka ka të bëjë me vendndodhjen tuaj. Vepro sipas vendndodhjes aktuale ku është parë hëna e re.

Sa për vendin e kufrit, ti agjëron nëse e sheh hënën. Përndryshe vepron sipas rregullit bazë. Nëse kjo është problematike për ju duhet të veproni përgjatë bindjes. Në të vërtetë ju jeni udhëtarë që ju lejohet që të mos agjëroni. Përveç kësaj duhet ditur se nëse hëna e re shihet në Arabinë Saudite ajo sigurisht do të shihet në Shtetet e Bashkuara. Vendet e lindjes e shohin hënën e re para vendeve të perëndimit dhe anasjelltas nëse jeni në Pakistan, Japoni ose në vende të ngjashme.

Shpërndaje: