Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Rregulli i Artë i Ikhuani-Musliminëve (3)

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Likaul-Babil-Meftuh, (75 A)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “Është e njohur se Shiitët dhe Murxhiat dallojnë shumë nga Ehl-us-Sunne uel-Xhema’ah. Ekziston një rregull që disa ‘dijetarë’ e quajnë “Rregull i Artë”, i cili thotë: “Ne ndihmojmë njëri-tjetrin në atë që ne jemi dakord, ndërsa arsyetojmë njëri-tjetrin në atë që nuk pajtohemi”. Si mund t’i arsyetojmë Shiitët?”

Përgjigje: “Ky “Rregull i Artë” realisht nuk është rregull i artë. Gjithashtu, nuk është e nivelit për t’u konsideruar si një rregull. Ajo në të cilën jemi dakord është prej mirësive të Allahut ‘Azze ue Xhel, dakordimi është më i mirë se mospajtimi.

Lidhur me atë që ne nuk jemi dakord, është e mundur që të arsyetojmë tjetrin apo të mos arsyetojmë. Nëse mosmarrëveshja është brenda asaj në të cilën është e mundur të ketë mosmarrëveshje, nuk ka të keqe në këtë. Imamët (dijetarët) gjithnjë kanë pasur mospajtime në të tilla çështjesh. Imam Ahmedi, Imam Shafiu, Imam Maliku dhe Imam Ebu Hanife të gjithë kishin mospajtime në mes vete.

Mirëpo, nëse mosmarrëveshjet janë nga ajo që nuk mund të arsyetojmë, siç janë çështjet e Besimit (akides), në këtë gjë nuk mund të arsyetojmë njëri-tjetrin. Është e detyrueshme t’i kthehemi asaj që porositë Kur’ani dhe Sunneti.  Andaj, Murxhiat, Shiitët dhe të gjithë bidatçinjtë e tjerë janë të detyruar t’i kthehen Kur’anit dhe Sunnetit dhe ata nuk mund të arsyetohen. Ky parim nuk është parim i artë, e në vend të kësaj duhet ta quajmë ‘Rregulli i drunjtë’.”

Shpërndaje: