Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

”Rregulli i artë” i Ikhuanu Musliminëve, rregull i kotë

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Burimi: Sherh el-Fatua el-Hamauijjeh (35)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Shejkh i nderuar, Allahu ju dhëntë sukses, pyetësi thotë: Disa prej mësuesve që na japin mësim në fakultetin tonë thonë se në të gjitha grupacionet që janë brenda Islamit, tek këto grupe ka anë pozitive dhe nëse studentët i marrin këto anë pozitive, ata do të jenë në mirësi. Si p.sh. mënyra e dauetit të Xhematit Teblig dhe disa gjëra pozitive të Sufive e gjëra të ngjashme me këto. A është kjo e saktë?

Përgjigje: Ju e kuptoni se ata kanë një rregull të quajtur “Rregulli i Artë”, ata thonë:

“Ne bashkëpunojmë në ato gjëra për të cilat ne pajtohemi dhe e justifikojmë njëri-tjetrin për ato gjëra që nuk pajtohemi”

Ky mendim rrjedh nga ky rregull. Jo, kjo nuk lejohet. Ne nuk duhet ta justifikojmë njëri-tjetrin për ato gjëra për të cilat ne nuk pajtohemi, por përkundrazi u referohemi argumenteve. Ai që ka argumentin, ai është në hak dhe ai ia ka qëlluar të saktës. Ai që është në kundërshtim me argumentin, ai është që ka gabuar. Ne nuk kënaqemi nga gabimi. As nuk bëjmë kompromis në fenë e Allahut (azze ue xhel). Ajo që bie ndesh me argumentin, ajo refuzohet. Ne ndjekim vetëm atë që është në përputhje me argumentin tek kushdo qoftë argumenti. E vërteta është si gjëja që i ka humbur besimtarit, kudo që ta gjejë atë, ai e merr.

Por të thuhet se duhet të jemi miq dhe të jemi tolerantë ndaj njëri-tjetrit dhe të bashkëpunojmë rreth asaj për të cilën ne pajtohemi dhe ta justifikojmë njëri-tjetrin në ato gjëra që nuk pajtohemi, d.m.th ta justifikojmë njëri-tjetrin kur dikush i lutet dikujt tjetër përveç Allahut?? A ta justifikojmë njëri-tjetrin kur dikush adhuron varret dhe gurët?? Atëherë në çka pajtohemi? Pajtohemi vetëm rreth fjalës “Islam”. Kjo nuk mjafton. Islami domosdoshmërisht duhet zbatuar në praktikë.

Ky rregull është i kotë. Ata e quajnë atë “Rregulli i Artë”. Fatkeqësisht, mbi këtë rregull bazohen disa të rinj dhe disa hizbij. Rregulli është i kotë dhe bie ndesh me Kuranin dhe sunnetin. Allahu nuk ka thënë që ta justifikojmë njëri-tjetrin (kur kemi mospajtime), por ka thënë:

فَإِن تَنَازَعْتُمْ فِي شَيْءٍ فَرُدُّوهُ إِلَى اللّهِ وَالرَّسُولِ

“Dhe nëse nuk pajtoheni për ndonjë çështje, kthejeni atë çështje për gjykim tek Allahu (tek libri i Tij) dhe tek i dërguari i Tij (sunneti i të dërguarit).” 4:59

Ai nuk tha që secili prej nesh të arsyetojë njëri-tjetrin dhe secili të mbetet në rrugën e tij (të gabuar).

Shpërndaje: