Imam Jahja bin Sharaf en-Nevevi (v. 677)
Burimi: Sherh Sahih Muslim (14/69-70)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Kolegët tanë (të medhhebit Shafei) dhe dijetarë të tjerë, besojnë se është rreptësishtë e ndaluar dhe mëkat i madh bërja imazhe krijesave të gjalla. Sepse lidhur më bërjen e imazheve janë përmendur dënime të ashpra në këto hadithe. Nuk ka rëndësi nëse imazhi bëhet për qëllime degraduese apo jo. Bërja imazhe është e ndaluar në të gjitha rastet. Ky veprim konsiderohet si një garim në krijimin e Allahut (te ala). Nuk ka rëndësi nëse fotografia bëhet në veshje, qilima, monedha, enë kuzhine, mure, apo në ndonjë gjë tjetër.
Lidhur me imazhet e pemëve, samarëve të deveve dhe objekteve të tjera të pajetë, ato nuk janë të ndaluara. Kjo është në lidhje me bërjen e imazheve si vepër.
Ndërsa lidhur me vetë imazhin, ai është gjithashtu i ndaluar, nëse ai është në mur, rroba, çallmë dhe gjëra të tjera që vendosen në shejë nderimi. Dhe në qoftë se imazhi është në një vend të panderuar, sikurse në një vend ku shkelet si qilimi dhe jastëku, ai nuk është i ndaluar. Por a i ndalon ky imazh hyrjen e engjuve në shtëpi? Këtë do ta përmendim pas pak – nëse dëshiron Allahu.
Përveç kësaj, nuk ka asnjë dallim në qoftë se imazhi është pikturë apo skulpturë. Me pak fjalë, ky është besimi i kolegëve tanë (medhhebit Shafei). Ngjashëm thanë shumica e dijetarëve në mesin e sahabëve, tebiinëve dhe pasuesve të tyre. Këtë mendim e ka gjithashtu eth-Theuri, Maliku, Ebu Hanife dhe të tjerët.
Disa prej Selefëve thanë se imazhi është në rregull në qoftë se ai nuk ka hije (nuk është skulpturë). Ky mendim është i gabuar, sepse imazhi në perde që u dënua nga profeti ﷺ padyshim nuk ishte skulpturë. Përveç kësaj hadithet janë të përgjitshme dhe përfshijnë të gjitha imazhet.