Alameh Salih bin Sad es-Suhejmi
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Vërtet injoranti, i cili nuk përvetëson të kuptuarit e saktë fenë e Allahut, ai nuk ka dallues me të cilin bënë dallimin mes të vërtetës dhe të kotës dhe prandaj sprovat bëjnë fole në zemrën e tij derisa ta shkatërrojnë atë! Pra ai bëhet prej atyre që nuk e njeh të saktën dhe nuk e refuzon të keqen:
“Thuaj: “A doni t’ju lajmëroj për ata që, më së shumti, humbasin nga punët e veta, për ata, përpjekja e të cilëve ka qenë e kotë në jetën e kësaj bote, ndërkohë që mendonin se po bënin vepra të mira?” El-Kehf, 18:103-104
Injoranti mund t`i sjell sprova vetes së tij dhe të bjerë në atë që e shkatërron dhe ai nuk e kupton këtë! Dhe nga shembulli më i afërt në lidhje me këtë është:
“Historia e njeriut, i cili vrau 99 njerëz, pastaj kërkoi pendim. Shkoi te një murg dhe i tregoi se kishte vrarë 99 njerëz, dhe e pyeti se a ka pendim për të? Murgu i tha se nuk ka pendim për ty.”
Njeriu i devotshëm ia mbylli derën pendimit (për shkak të injorancës së tij). Ai e mbyti murgun dhe përmbushi vrasjen e 100 njerëzve!
Kush e mbyti murgun?
Injoranca e tij dhe dhënia e fetvasë pa dije.
Por ky person (vrasësi) arriti pozitë më të lartë sesa murgu sepse ai ende e dëshironte mirësinë (pendimin) edhe pse kishte mbytur 100 njerëz ai e dëshironte mirësinë. Por ai dëshironte mirësinë (pendimin), dëshironte të kthehej te Allahu -tebarak ue te ala-.
Dhe e udhëzuan te njëri prej dijetarëve. (I tregoi se ka mbytur 100 njerëz dhe e pyeti se a ka pendim për të).
Dijetari i tha: Po! Kush mund të ndërhyjë mes teje dhe pendimit?
Por të këshilloj të largohesh nga ky fshat dhe shko në filan fshatin se në të ka njerëz të devotshëm. Burri u nis për të shkuar në atë fshat dhe kur arriti në gjysmë të rrugës i erdhi vdekja. Atëherë erdhën engjëjt e mëshirës dhe engjëjt e dënimit dhe filluan të debatonin. Allahu e urdhëroi tokën për te e cila ishte nisur që të afrohej, ndërsa asaj nga e cila po ikte të largohej, ai ishte më afër fshatit për ku ishte nisur vetëm për një pëllëmbë, prandaj e morën engjëjt e mëshirës.”
Pra çështja e injorancës është e rrezikshme! Injoranca e shpie njeriun në mëdyshje, nuk di se cilat janë çështjet më të rëndësishme. Dhe ai nuk e kupton se si duhet të fillojë me çështjet më të rëndësishme para atyre që janë më pak të rëndësishme. Nuk i di se cilat gjëra janë prioritare.
Hadithi i plotë është:
Ebu Seid el-Khudrij -radijAllahu anhu- tregon se i dërguari i Allahut ka thënë:
“Shumë kohë para jush jetonte një njeri i cili kishte mbytur 99 persona. Pyeti për njeriun më të ditur në botë dhe e udhëzuan tek një murg. Shkoi te murgu dhe i tregoi se kishte mbytur 99 persona. E pyeti nëse ka pendim për të. Murgu i tha se nuk ka pendim për të. Kështu që ai e mbyti edhe murgun dhe me të plotësoi vrasjen e 100 personave. Pastaj përsëri kërkoi njeriun më të ditur në botë dhe e udhëzuan tek një dijetarë. Pasi e gjeti atë dhe i tregoi se kishte mbytur 100 persona, e pyeti se a ka pendim për të?
Dijetari i tha: Po! Kush mund të ndërhyjë mes teje dhe pendimit? Shko në filan fshatin pasi që aty banojnë njerëz të devotshëm të cilët e adhurojnë Allahun, prandaj edhe ti adhuroje Allahun së bashku me ta, e mos u kthe kurrë në fshatin tënd sepse është vend i keq. Ai u nis drejt atij fshati dhe kur arriti në mes të rrugës i erdhi vdekja. Atëherë erdhën engjëjt e mëshirës dhe engjëjt e dënimit dhe filluan të debatonin.
Engjëjt e mëshirës thanë: “Ai erdhi i penduar me gjithë zemër për tek Allahu i Lartësuar!”
Kështu, atyre iu erdhi një engjëll në formë njeriu, dhe e bënë gjykatës midis tyre.
Ai iu tha: “Mateni distancën mes dy vendeve, vendit të adhurimit dhe atij të mëkateve, dhe ai i takon vendit që është më afër!”
Pasi e matën, e panë që ishte më afër vendit për ku ishte nisur, prandaj e morën shpirtin engjëjt e mëshirës.” Transmeton Bukhari (2766) dhe Muslimi.
Në një hadith tjetër thuhet:
“Njeriu i penduar ishte më afër vendit të ibadetit vetëm për një pëllëmbë, prandaj u llogarit prej banorëve të xhenetit.” Bukhari.
Në një hadith tjetër thuhet:
“Allahu e urdhëroi tokën për te e cila ishte nisur që të afrohej, ndërsa asaj nga e cila po ikte të largohej, pastaj tha: “Mateni largësinë mes dy vendeve” dhe engjëjt panë se i penduari ishte vetëm për një pëllëmbë më afër vendit të adhurimit, prandaj iu falën mëkatet.”