Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Rrobaqepësja e grave

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Çfarë është gjykimi i rrobaqepësisë për gra duke e ditur se ato qepin rrobe të shkurta dhe rrobe ekspozuese të grave?

Përgjigje: Nuk është e lejuar të ndihmohen mëkatarët në mëkat. Nuk lejohet bashkpunimi me ta dhe qepja e rrobeve të shkurtëra për gratë dhe të gjata për burrat. Është e çuditshme që njerëzit janë të veshur me rroba të gjata, ndërsa gratë janë të veshura me rrobe të shkurta. Është e detyrueshme që të jetë e kundërta që burrat të veshin rrobet e shkurta ndërsa gratë të veshin rrobe të gjata.

Ndryshimi i saj do të thotë të kundërshtosh Allahun dhe të dërguarin e Tij salAllahu alejhi ue selem. Nëse dëshiron të hapësh një rrobaqepës, të mjafton të qepësh rrobe që janë në përputhje me fenë. Ka mjaft gjëra të lejuara, prandaj nuk është e nevojshme marrja me gjëra të ndaluara.

“Atij që i frikësohet Allahut, Ai do t’i gjejë rrugëdalje (nga çdo vështirësi) dhe do t’i jep risk prej nga nuk e pret.” (65:2-39).

Shpërndaje: