Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Rrobat e gruas në shtëpinë e saj

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: el-Lika esh-Shehri (11)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “A është e lejueshme për një grua që të zbulojë kraharorin, kërcit apo pjesë të tjera të trupit të ngjashme, edhe atë në prani të burrave me të cilët nuk i lejohet martesa? A ka ndonjë dallim mes veshjes në prani të afërmve burra dhe të grave?”

Përgjigje: “Pikëllohem kur dëgjoj njerëzit të merren së tepërmi me këto gjëra! Më parë gratë ishin të mbuluara, ishin me vello dhe ishin të turpshme. Por kur njerëzit filluan të përzihen me të huajt duke sjell njerëz këtu, ose duke udhëtuar tek ata, atëherë lindën këto probleme dhe u bë e madhe kjo çështje.

Sa më shumë një grua mbulon veten e saj para të afërmve të saj meshkuj, aq më mirë është.

Shejh-ul-Islam Ibn Tejmijeh (rahimehullah) e thekson në librin e tij ”Libas-ul-Mar-ah” (Veshja e Gruas) se gratë e sahabeve kishin rroba që mbulonin trupin nga kyçet e duarve, e deri tek kyçet e këmbëve; dhe kjo kur ato ishin në shtëpitë e tyre. Kjo do të thotë se ato nuk shfaqnin as kërcit e as parakrahët e tyre në shtëpitë e veta.

Por në qoftë se ajo është në shtëpi dhe është duke punuar dhe i duken parakrahët apo kërcit në prani të mahremëve dhe grave të tjera, atëherë nuk ka asgjë të keqe në këtë. Nëse gruaja është e veshur me rroba të shkurtra të cilat mbulojnë gjunjët ose bërrylat e saj, unë kam frikë se atë e përfshinë fjala e të dërguarit (sal Allahu alejhi ue selem) ku e transmeton Ebu Hurejre:

“Dy lloje të njerëzve prej banorëve të zjarrit akoma nuk i kam parë; një popull me kamxhikë si bishta lopësh me të cilët ata i godasin njerëzit dhe gratë që janë të veshura dhe të zhveshura, Mumilat Mailat [1]. Kokat e tyre janë si gunga e devesë së mbështetur. Ato nuk do të hyjnë në Xhenet e as që do ta nuhatin aromën e cila ndihet aq larg.” [2]

I këshilloj motrat e mia myslimane që të veshin rroba të cilat i mbulojnë ato trupin e tyre ashtu siç duhet. Unë këshilloj po ashtu edhe kujdestarët e tyre të mos i lejojnë ato që të vishen në rroba që bien ndesh me Sheriatin Islam.”


[1]. Imam Neveviu ka thënë një: ”Është thënë se ‘Mailat’ e ka për qëllim: ‘gratë të cilat janë të pabindura ndaj Allahut në atë që ato janë detyruar që të jenë të kujdeshsme, ndërsa Mumîlât janë ato që mësojnë të tjerat veprat e tyre të mallkuara.’ Është thënë gjithashtu se, ‘Mailat Mumilat’ janë gratë që ecin duke i ngritur supet e tyre. Gjithashtu është thënë se gratë ‘Mailat’ kanë flokët të kthyera me një anë ashtu si flokët e prostitutave, ndërsa ‘Mumilat’ i krehin flokët e grave tjera në këtë formë. ”(Sherh Sahih Muslim (14/92))

[2]. Muslimi (2128).

Shpërndaje: