Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Rrobat e ngushta në prani të grave tjera

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Burimi: Mekanetul-Mer’eti fil-Islam, fq. 640

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “Nëse gruaja vesh rroba të ngushta në prani të grave të tjera, a bën pjesë kjo në fjalët e të Dërguarit të Allahut salallahu alejhi ue selem:

نساء كاسيات عاريات

Gra të veshura të zhveshura” ?” [1]

Përgjigje: “Nuk ka asnjë dyshim se nuk është e lejueshme për gruan që të vesh rrobe të ngushta që zbulon format e trupit të saj. Kjo është e lejuar vetëm atëherë kur ajo është e veçuar me burrin e saj. Përndryshe nuk është e lejuar edhe nëse ajo është vetëm në prani të grave. Në këtë rast ajo është shembull i keq për të tjerat. Nëse ato e shohin atë veshur me rroba të tilla, ato do ta pasojnë atë.

Pos kësaj ajo është e urdhëruar që të mbuloj auretin e vet para të gjithë njerëzve përveç në prani të burrit të saj. Ajo duhet të mbulojë auretin edhe para femrave, në të njëjtën mënyrë siç e mbulon atë para burrave. E vetmja gjë që ajo mund të shfaq para grave të tjera është ajo që shfaqet zakonisht siç janë duart, fytyrën dhe këmbët që janë të nevojshme për tu shfaqur.”


[1] Është fjala për hadithin: “Dy lloje njerëzish prej banorëve të Zjarrit nuk i kam parë ende; njerëz që mbajnë në duart e tyre shkopinj, që duken sikurse bishtat e lopëve dhe me to rrahin njerëzit dhe gra të veshura të zhveshura, të krekosura provokuese (mailat mumilat). Kokat e tyre duken sikurse gunga të mënjanuara të devesë. Ato nuk hyjnë në Xhenet dhe nuk kanë për ta ndjerë as aromën e tij, edhe pse aroma e tij ndihet nga një distancë kaq e largët.”

Imam en-Neveviu ka thënë: “Është thënë se “Mailat” do të thotë gratë që nuk janë të bindura ndaj Allahut dhe ndaj obligimeve që kanë. Ndërsa “Mumilat” janë ato që ua mësojnë të tjerave veprimet e tyre të mallkuara. Është thënë gjithashtu se “Mailat Mumilat” janë gra që ecin me mburrje duke i ngritur supet lartë. Është thënë gjithashtu se “Mailat” ndajnë flokët në njërën anë, e cila është modë e prostitutave, ndërsa “Mumilat” janë gratë të cilat ua krehin grave tjera flokët në këtë mënyrë.” (Sherh Sahih Muslim (14/92)).

Shpërndaje: