“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Rrobat e shkurtra të cilat shfaqin kofshët

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: www.sahab.net

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “A është e lejuar për fëmijët, djem dhe vajza, të vishen me rroba të shkurtra që shfaqin kofshën?”

Përgjigje: “Fëmijëve që janë nën moshën shtatë vjeçare, nuk i dallojnë pjesët e avretit dhe peshën e saj. Megjithatë, nuk ka dyshim se fëmijët të cilët janë mësuar me rroba të shkurtëra do të marrin të lehtë këtë në të ardhmen. Në fakt, ata nuk do të turpërohen nëse kofshët e tyre shfaqen. Për shkak se ata e kishin zakon t’i shfaqnin ato kur ishin të vegjël. Në këtë mënyrë ata do të mendojnë se është e njëjta gjë nëse ua sheh fytyrën apo kofshën. Unë besoj se ne nuk duhet t’i lejojmë që fëmijët të vishen me rroba të tilla, e në vend të kësaj të vishen në mënyre të duhur.”

Shpërndaje: