Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Rrobat nga katrani në xhehenem

Imam Zejnud-Din bin Rexheb El-Hanbeli (v. 795)
Et-Takhuifu minen-Nar, fq. 128-129
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Allahu -te ala- ka thënë:

“Rrobat do t’i kenë prej katrani e zjarri do t’ua mbështjellë fytyrat.” Ibrahim, 14:50

Ibn Abbasi ka thënë: “Katrani është bakër i shkrirë.”

Ikreme ka thënë: “Bakri do të nxehet mbi ta.”

Katade në lidhje me “Rrobat do t’i kenë prej katrani” ka thënë: “Rroba të bakrit.”

Ebu Malik El-Eshari -radijAllahu anhu- rrëfeu se profeti ﷺ ka thënë:

“Gruaja që vajton dhe nuk pendohet para vdekjes së saj, do të ringjallet ditën e kiametit e veshur me rroba prej katrani dhe me një petk prej zgjebeje.”

Transmeton Muslimi (934).

 

 

 

Shpërndaje: