Imam Muhamed Nasirudin El-Albani (v. 1420)
Fataua Abr-al-Hetif Ues-Sejarah (23)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Rruarja nuk është një mjet i ligjësuar për të shmangur vështirësitë. Prandaj nuk lejohet të kundërshtohet Allahu për t’i shpëtuar dënimit nga paganët apo hipokritët. Si qëndroni karshi fjalëve të Tij -tebarak ue te ala-:
“Vërtet mendojnë njerëzit, se do të lihen të thonë “Ne besojmë”, pa u vënë në provë?! Ne i kemi sprovuar ata që kanë qenë para tyre, në mënyrë që, Allahu të dallojë ata, që thonë të vërtetën dhe, ata që gënjejnë.” El-Ankebut, 29:2-3
Myslimanët e sotëm sprovohen sipas fesë dhe besimit të tyre. Ai që është vërtet besimtar nuk shqetësohet për burgosje apo ekzekutim. Në rastin më të keq lejohet të lehtësohen disa gjëra për të cilat ka hapësirë lehtësimi, edhe nëse nuk do t’i nënshtrohej një torture të tillë. Për shembull, mund të veshë pantallona (السروال) në vend të këmishës së gjatë. Mirëpo nuk lejohet të rruhet mjekra duke kundërshtuar Zotin e tij dhe duke iu kundërvënë urdhrit të profetit të tij ﷺ për t’u shmangur nga problemet. As kjo nuk është zgjidhje. Përkundrazi, kjo është e kundërta e një burri që është gati të vdesë nga uria dhe për këtë arsye ha diçka të ndaluar sepse ajo do t’i sigurojë atij mbijetesën.