Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Ruaju nga kjo botë dhe nga gratë

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 

Ligjërata: Sherh Ighathat-il-Lahfan (22)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/Ighashat-25-3-1435-01.mp3

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Çfarë do të thotë hadithi:

”Ruajuni nga kjo jetë dhe ruajuni nga gratë.”

 Si duhet të ruhemi nga kjo jetë dhe nga gratë?

Përgjigje: Kjo do të thotë një sprovë. Ti duhet të ruhesh nga sprovat e kësaj jete dhe nga sprovat e grave. Pra ti nuk duhet ta braktisësh këtë jetë apo gratë. Ti duhet të martohesh por nuk duhet ta shohësh atë si qëllimin tënd final. Edhe kjo jetë është një sprovë. Ajo e sprovon njeriun dhe e distrahon atë nga jeta e ardhshme. Gratë e sprovojnë burrin në mënyrë që ai ta braktis të lejuarën për të ndaluarën. Nëse burri e shikon atë dhe vështron ngultas në të zemra e tij lidhet për të. Ajo e sprovon atë.

Profeti ka thënë:

”Nuk kam lënë pas meje ndonjë sprovë që është aq e dëmshme për burrat sikurse gratë.” 1

 Ai gjithashtu ka thënë:

”Ruajuni nga gratë! Sprova e izraelitëve ishin gratë.”

Ato janë padyshim sprovë. Prandaj shejtani i vendos ato jashtë dhe i zhvesh ato para njerëzve. Ai i zbukuron ato për t’i sprovuar njerëzit me to. Prandaj ajo del në vende publike, në televizion, klube dhe në bankete. Ajo zbukurohet në mënyrën më joshëse për t’i sprovuar burrat.


1 Buhari (5096) dhe Muslimi (2741).

Shpërndaje: