Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/ls–1432-05-16.mp3
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: “Në kohët e sotme është përhapur shumë tema e rukjeve. Disa e marrin të lehtë këtë çështje e disa e marrin me ashpërsi, disa bëjnë rukje sipas Sunnetit e disa të tjerë sipas ixhtihadit të tyre. Allahu na udhëzoftë neve dhe ata! Me çfarë i këshilloni ata të cilët merren me rukje?”
Përgjigje: “(Në të shumtën e rasteve) Sot bëhet rukje për interesa ekonomike, prandaj me këtë merren njerëz që nuk e njohin rukjen siç duhet, apo janë njerëz të cilët kanë probleme me akiden e shëndoshë. Pra, ata e bëjnë këtë për interesa ekonomike.
Gjithashtu, ka të tillë të cilët e përziejnë rukjen me gjëra të shirkut, si: me magji, hajmali, e të ndryshme. Në prapavijë e gjithë kjo bëhet për shkak të përfitimeve ekonomike. Rukja është bërë një formë e jetesës dhe tregti. Kjo gjë nuk është e lejuar.
Rukja lejohet vetëm për personin i cili ka njohuri të mira rreth rukjes, që ka besim të pastër, që ka për qëllim t’i sjell dobi vëllait të tij dhe i cili nuk është i dhënë vetëm pas të hollave. Qëllimi i tij duhet të jetë që t’i bëjë dobi vëllait të tij të sëmurë. E nëse pos kësaj i jepen para, atëherë nuk ka të keqe që t’i merr ato. Mirëpo, të bëhet rukja burim i jetës e të hapet vend i posaçëm (ordinanca të veçanta), kjo është ekzagjerim dhe veprim që bëhet vetëm për përfitime ekonomike e jo t’u bëjë dobi njerëzve.
Pra, siç thashë është e mundur që magjistarët dhe të prishurit në akide të përvidhen dhe të fillojnë të lexojnë nga librat e magjisë në mënyrë që të fitojnë para, ngase ka libra të magjive në emër të rukjeve. Ndërsa, në realitet ato kanë magji, sherr dhe lutje për ndihmë nga xhinët dhe shejtanët, po ashtu edhe mbështetje në dikë tjetër përpos Allahut. Pra, personi i cili bën rukje duhet të ketë dituri, të jetë i kujdesshëm, i besueshëm dhe të ketë akiden e shëndoshë, e jo të jetë me besim të prishur dhe i devijuar.”