Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)
Burimi: Feuaid minet-Tefsir, faqe 148
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: “A dihet numri i atyre të cilët hyjnë në xhenet pa dhënë llogari?”
Përgjigje: “Jo, askush nuk e di numrin e tyre. Profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë se, disa grupe njerëzish do të hyjnë në xhenet pa dhënë llogari dhe pa u ndëshkuar, dhe se me çdo person 70,000 njerëz hyjnë në xhenet. Megjithatë, nuk ka ndonjë numër të kufizuar në lidhje me këtë gjë. Vetëm Allahu (xhela ue ‘ala) e di numrin e tyre.”