Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Sa i pritet dora hajdutit?

Imam Abdullah bin Ahmed bin Hanbel (v. 290)
Meseil-ul-Imam Ahmed (3/1283)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

1781 – E pyeta babin tim (imam Ahmedin) se ku duhet prerë dora e  hajdutit.

 Ai tha: Nga kyçi i dorës. Jezid bin Khusejfeh tregoi nga Ibn Theuban i cili tha se një hajdut u soll para profetit ﷺ i cili urdhëroi që t’i pritej dora dhe që ata pastaj t’ia ndalin gjakderdhjen e tij1. Kjo dëshmon se është kyçi i dorës që pritet. 

1782 – E pyeta babin tim nëse dikush thotë se prerja e dorës duhet të bëhet nga bërryli. 

Ai u përgjigj: Khauarixh.


1 El-Hakim (4/381) i cili tha: “Hadithi është autentik sipas kushteve të Muslimit dhe as ai dhe as Bukhari nuk e kanë transmetuar atë.

Shpërndaje: