“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Sa kohë i lejohet burrit të mungojë nga gruaja?

Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Sa është koha e lejuar nga ana sheriatike që burri të mungojë tek gruaja e tij dhe ai ka për qëllim me këtë marrëdhënien intime me të duke ditur që disa prej burrave (bashkëshortëve) mungojnë tek gratë e tyre për shkak të kërkimit të rrizkut jashtë vendit të tyre?

Përgjigje: Ne nuk dimë në sheriat të ketë një përcaktim kohor për këtë, por transmetohet nga Umeri (radijAllahu anhu) se ai përcaktoi si kufi periudhën prej gjashtë muajsh, dhe nëse burri është në gjendje të mos mungojë tek gruaja e tij për më shumë se gjashtë muaj atëherë kjo është më parësore dhe më mirë, dhe nëse ai mungon më shumë se kaq për të kërkuar rrizk ose për të kërkuar dituri nuk ka asgjë të keqe në këtë nëse do Allahu.

Shpërndaje:

Dela på facebook
Dela på whatsapp
Dela på telegram