Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Sa lloje të ndryshme të ujit ekzistojnë?

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Mexhmu Fataua ue rasa’il Shejkh Ibën Uthejmin (4/85)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Në sa lloje ndahet uji në bazë të pastërtisë?

Imam Uthejmin: Mendimi më i saktë është se ekzistojnë dy lloje; pastrues (tahur) dhe i papastër (nexhis). Uji që është ndryshuar me diçka të papastër bëhet i papastër, dhe uji që nuk është ndryshuar nga diçka të papastër është pastrues.

Ndërsa pohimi se ka një lloj të tretë të ujit, që është i pastër (Tahir) [por jo pastrues] nuk ka bazë në Sheriat. Argumenti se ky lloj nuk ekziston është vetë mungesa e argumentit.

Nëse do të kishte një lloj që është i pastër në islam, do të ishte diçka e njohur dhe diçka që ju e kuptoni dhe hadithet e qarta kishin treguar për këtë. Sepse nevoja kërkon që kjo të jetë e sqaruar, kjo nuk është një gjë e vogël, është shumë çështje e rëndësishme, për shkak se, ose duhet marrë abdes me atë ujë ose duhet bërë tejemum.

Shpërndaje: