Shejkh Abdurr-Rrazak bin Abdul-Muhsin el-Abbad el-Bedr
Burimi: Ligjërata “Sa më shumë ta njohësh Allahu aq më shumë do t’i frikësohesh”
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Thotë njëri prej dijetarëve: “Sa më shumë ta njohësh Allahun aq më shumë do t’i frikësohesh”. Kështu e transmeton Merveziu ne librin “Ta’dhiim kadril-Salah”, nga Ahmed bin ‘Asim el-Entakij. Ndërsa Ahmed bin Ebil-Huvarij thotë: “E vërtetë është kjo, nuk ka gëzim për askënd përveç për atë që e njeh Allahun ashtu siç duhet.” Thotë Allahu Te’ala:
إِنَّمَا يَخْشَى اللَّهَ مِنْ عِبَادِهِ الْعُلَمَاءُ
“Në të vërtetë, nga robërit e Tij, Allahut i frikësohen vetëm dijetarët.” 35:28
Do të thotë se, çdo rob i Allahut, sa ma shumë ta njeh Allahun i shtohet edhe frika ndaj Tij, respekti, nënshtrimi për të dhe forma e adhurimit të mirë për të. Nevoja e zemrës për njohjen e Allahut është nevoja më e madhe që e ka njeriu për diçka, gjëja më e domosdoshme, bile, kjo është gjë edhe më e domosdoshme sesa ushqimi dhe pija për njeriun. Ngase, me këtë njohje njeriu e ngjall zemrën, dhe me mosekzistimin e saj zemra vdes.
Thotë Ibnul-Kajimi në librin e tij, “el-Kafijetush-Shafijeh”: “Nevoja më e madhe që ka zemra e njeriut është nevoja për njohjen e Allahut, për njohjen e Krijuesit dhe shpikësit të saj, gjithashtu, nevoja për dashurinë për Të, për përmendjen e Tij, për kënaqësinë e Tij, për kërkimin e ndërmjetësimit të Tij dhe lidhjes me Të dhe e gjithë kjo nuk arrihët në ndonjë rrugë tjetër, veçse nga njohja e emrave dhe cilësive Tij. Sa më shumë që robi ta njoh Allahun, aq më shumë do të jetë afër Tij, do të jetë në nevojë për të. Dhe sa më shumë nuk do të mësoj, aq më shumë do t’i shtohet injoranca për Allahun, dhe nuk do t’i adresoj gjërat tek Allahu, Allahu aq më pak do ta dojë dhe do të jetë më larg Atij. Ashtu siç njeriu e afron Allahun e ndjen vetën afër Tij, ashtu edhe do të jetë afër Allahut sepse Allahu e afron afër Atë. Ai që e mohon dhe nuk e do përmendjen dhe njohjen e cilësive dhe emrave të Allahut, atëherë do ta largoj Allahun nga vetja, do të largohet nga rruga e Tij, dhe të njëjtën gjë e bën edhe Allahu, kur ai do t’ia kthej me të njëjtën gjë.”
Njohja e mirëfilltë e Allahut ka ndikim të madh në zemrën dhe shpirtin e njeriut. Zemra ka nevojë të madhe ta shijoj këtë njohje dhe të jetë prej njerëzve që e shijojnë atë. Sa më shumë që zemra e njeriut e thith këtë njohje, aq më shumë do të shndritë tek ai njeri drita e imanit, ftohtësia e bindjes- qëndrueshmërisë në fe, dhe fuqia e lidhjes me Allahun Zotin e botëve. Dhe në të kundërtën, sa më shumë që të dobësohet kjo lidhje me njohjen e Allahut, shtigjet e mirësive dobësohen me të gjitha llojet e tyre dhe dobësohen dëshirat për të bërë punë të mira dhe njeriu priret për punë të këqija, zemra dobësohet. Pra, njohja e mirëfilltë e Allahut është mburojë-fortesë e robit që e mbron atë nga mëkatet dhe për të është shpëtim nga shkatërrimi i mëkateve. Kurse dobësimi i kësaj njohje apo mosekzistimi i saj në tërësi, është shkatërrim për robin në dynja dhe ahiret.
Kur robi në zemrën e tij e mban në kujtesë se Allahu është i Gjithditur mbi çdo gjë, dhe se el-‘Aliim është prej emrave të tij dhe cilësi madhështore. Që nënkupton diturinë që përfshinë çdo gjë. Atij nuk i fshihet asgjë qoftë në tokë apo në qiell. Thotë Allahu:
يَعْلَمُ السِّرَّ وَأَخْفَى
“Ai, me të vërtetë, i di sekretet edhe më të fshehta.” 20:7
Dhe thotë Allahu:
يَعْلَمُ خَائِنَةَ الْأَعْيُنِ وَمَا تُخْفِي الصُّدُورُ
“Allahu e di shikimin e përvjedhur të syrit dhe atë që fsheh zemra.” 40:18
Mbajtja në zemër e kësaj njohje, pra njohjes së Allahut, përjetimi i saj, të ndjerit e saj, është përkujtuesi dhe gatishmëria e mjaftueshme e njeriut. Shejkh Iman Shenkitij, thotë: “Dijetarët janë unanim se dija mbi atë se Allahu ka dije mbi çdo gjë është përkujtuesi më i madh për njeriun dhe këshilla më madhështore ndaj tij.”