Imam Shems-ud-Din bin Kajim el-Xheuzijeh (v. 751)
Burimi: Ighathat-ul-Lahfan (1/62-63)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Ibn Abid-Dunja ka thënë:
“Një njeri nga Kurejshët, i cili pretendonte të jetë nga nga pasardhësit e Talhah bin Ubejdullahit (radijAllahu anhu), më tregoi: “Teube bin es-Simmah ishte në Rakah dhe i bënte llogari veprave të veta. Një ditë ai u ul dhe numëronte dhe erdhi në përfundim se ishte shtatëdhjetë vjeç. Pastaj ai llogariti ditët e këtyre viteve dhe erdhi në përfundim se ato janë 21,500 pas së cilës ai bërtiti:
“I mjeri unë! A ta takojë Zotin tim me 21.500 mëkate? Çdo do të ndodh nëse çdo ditë përbëhet nga 1000 mëkate?”
Ai ra pa ndjenja dhe vdiq. Atëherë ata dëgjuan një zë duke thënë:
“Vrapo për në xhenetin më të lartë!”