Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Saktësia e gruas është më e dobët se sa e burrit

Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)

Burimi: Fauaid min et-Tefsir, fq. 115

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Allahu (azze ue xhel) ka thënë:

وَاسْتَشْهِدُواْ شَهِيدَيْنِ من رِّجَالِكُمْ فَإِن لَّمْ يَكُونَا رَجُلَيْنِ فَرَجُلٌ وَامْرَأَتَانِ مِمَّن تَرْضَوْنَ مِنَ الشُّهَدَاء أَن تَضِلَّ إْحْدَاهُمَا فَتُذَكِّرَ إِحْدَاهُمَا الأُخْرَى

”Dhe merrni dy dëshmitarë nga njerëzit tuaj dhe nëse nuk gjinden dy burra, atëherë merrni një burrë e dy gra, të atilla që ju t’i pranoni si dëshmitarë, kështu që nëse njëra harron, tjetra ia kujton.” 1

Këtu kemi argument se dëshmia e dy grave është e barabartë me dëshminë e një burri. Në qoftë se dy gra dëshmojnë drejtë, atëherë dëshmia e tyre korrespondon me dëshminë e një burri. Dhe në qoftë se katër gra dëshmojnë korrespondon me dy burra. Allahu shpjegon arsyen për këtë dhe thotë:

أَن تَضِلَّ إْحْدَاهُمَا فَتُذَكِّرَ إِحْدَاهُمَا الأُخْرَى

“Kështu që nëse njëra harron, tjetra ia kujton”

Pasi që saktësia e gruas është në thelb më e dobët se sa e burrit ajo ka nevojë për një grua tjetër e cila e ndihmon atë gjatë procesit.


1 2:282

Shpërndaje: