Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Sefer el-Hauali dhe Selam el-‘Audeh kanë gabime në parimet e fesë

Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (Allahu e mëshiroftë!)

Përgatiti: www.perlat-muslimane.com

Pyetje: “Ata të cilët dëgjojnë kasetat e Sefer el-Haualit dhe të Selman el-Audes, a duhet t’i këshillojmë që të mos i dëgjojnë ata, apo lejohet dëgjimi i tyre?”

Përgjigje: “Allahu ju begatoftë! E mira që gjendet që gjendet në kasetat e tyre është edhe në kasetat e të tjerëve. Ka gabime në disa prej kasetave të këtyre personave dhe njerëzit nuk mund të dallojnë ndërmjet të mirës dhe të keqes që gjendet tek ata.”

Pyetje: “Kjo do të thotë që ju na këshilloni që të mos i dëgjojmë kasetat e tyre?”

Përgjigje: “Jo, mos i dëgjoni kasetat e tyre! Unë ju këshilloj që të dëgjoni kasetat e Shejkh Ibn Bazit, Shejkh Albanit dhe të dijetarëve të njohur, kasetat e të cilëve ne i e dimë se janë në metodologji të pastër dhe nuk janë prej atyre që thërrasin në revolucione.”

Pyetje: “Shejkh në lidhje me ata që bëjnë tekfir mbi udhëheqësit, pretendojnë se ka xhihad në Algjeri dhe dëgjojnë ligjëratat e Seferit dhe Selman eh-‘Audes; -këto kundërshtime që kemi me ta, a kanë të bëjnë me divergjencat në parime të fesë apo në degëzimet e saj?”

Përgjigje: “Divergjencat e tilla kanë të bëjnë me çështjet parimore të fesë/akidesë. Dhe nga besimi i Ehlus-Sunnetit (bazat e tyre) është se, nuk mund të bëhet tekfir mbi askënd për shkak të mëkatit të madh.”

 

Shpërndaje: