Imam Muhammed bin Ahmed Ibn Abdil-Hadi el-Makdisi (v. 744)
Burimi: “Es-Sarim el-Munki’ firr-Rreddi ala es-Subki”, fq. 140
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Rreth dhënies së selamit ndaj profetit (salAllahu alejhi ue selem) tek varri i tij, ne e dimë deri tani se as Sahabët e as Tabiinët të cilët jetonin në Medine, nuk e vepronin këtë kur ata hynin në xhami dhe kur dilnin prej saj. Nëse ky selam për të do të ishte si selami kur ai ishte gjallë, ata do t’i kishin dhënë selam atij çdo herë kur hynin dhe dilnin nga xhamia, siç vepronin gjatë jetës së tij kur ai ishte brenda xhamisë. Në fakt, është Sunnet dhënia selam kur të hyhet në një mexhlis dhe kur të dilet prej mexhlisit. Profeti (salAllahu alejhi ue selem) në lidhje me këtë ka thënë:
فليست الاولى بأحق من الثانية
“Selami i parë nuk ka më shumë të drejtë sesa i dyti.” 1
Kur ai (salAllahu alejhi ue selem) ishte gjallë, dhe ndokush prej sahabëve e takonte atë, i jepte selam atij (salAllahu alejhi ue selem). E njëjta gjë ndodhte edhe me rastin e ndarjes. Diçka e ngjashme nuk është paraparë të bëhet pas vdekjes me varrin e tij, gjë për të cilën muslimanët kanë konsensus. Kjo është e njohur përgjithësisht nga praktika e sahabëve.
1 Ahmedi (2/439)