Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Selefët nuk këndonin enashide (ilahi)

Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)

Burimi: Es’ileh ue Fetaua el-Imarat, (2)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Nuk ka asnjë dyshim që ka poezi në Islam. I dërguari salAllahu alejhi ue selem ka thënë:

“Me të vërtetë, në disa poezi ka urtësi.”

Ndërsa, të këndojmë poezi dhe t’i quajmë ato ‘Enashid (ilahi)’ apo ‘Enashid fetare’, këtë gjë në asnjë mënyrë nuk e kanë njohur të parët tanë të mirë. Kjo në fakt ka të bëjë me parimin që kemi përmendur më herët, e që dijetarët e kanë përdorur në konteste të ngjashme si kjo ku thonë:

“Çdo gjë e mirë është në pasimin e të parëve (selefëve) dhe

çdo e keqe qëndron në atë që njerëzit e kanë shpikur më pas.”

Të parët tanë nuk e kanë pasur zakon të këndojnë enashid (ilahi), e t’i quajnë ato ‘fetare’.

Shpërndaje: