Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Selefitë që shkurtojnë dhe rruajnë mjekrat

Alameh Rabi bin Hadi el-Medkhali

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Kemi një selefi të ri në moshë, i cili gjithmonë e shkurton mjekrën e tij. Ne e këshillojmë vazhdimisht por atij nuk i intereson. A duhet ta bojkotojmë atë për mëkatin e tij?

Përgjigje: Kjo është një sprovë dhe një sëmundje e përhapur, fatkeqësisht. Kjo bëhet nga shumë njerëz që i atribuohen sunnetit. Disa që i atribuohen sunnetit madje edhe rruajnë mjekrat e tyre. Nëse është në dobinë e tij që ta bojkotoni atë, është e lejuar për ta bojkotuar atë. Kjo vlen edhe për atë që e rruan mjekrën e tij dhe për atë që e shkurton atë. Sepse ai që e shkurton mjekrën i ngjason jehudëve dhe Rafidave.

Profeti ka thënë:

“Ai që i ngjason një populli i përket atij.”

Nëse ai e rruan atë, ai i ngjan jehudëve dhe nasarave (të krishterëve). Dhe nëse e shkurton atë, ai u ngjan Rafidave dhe jehudëve:

“Ai që i ngjason një populli i përket atij.”

Ai duhet të ruhet nga të përngjasuarit e këtyre dy grupeve që janë armiq të Allahut, të dërguarit të Tij dhe Librit të Tij.

Shpërndaje: