“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Selefizmi është grupi i shpëtuar

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “A është Selefizmi njëri prej grupimeve? A është diçka e keqe të quhemi si të tillë dhe kush janë dijetarët e tyre?”

Përgjigje: “Selefizmi është grupi i shpëtuar dhe ata janë Ehlus-Sunneh uel-Xhema’ah. Ata nuk janë njëri prej grupeve të sotme, por ata janë vet Xhemati. Ata janë Xhemati praktikues të Sunnetit dhe të fesë. Pra, ata janë Ehlus-Sunneti dhe Xhemati.

Thotë i dërguari i Allahut salAllah ualejhi ue selem:

لا تزال طائفة من أمتي على الحق ظاهرين لا يضرهم من خذلهم و لا من خالفهم

“Gjithnjë do të mbetet një grup prej umetit tim të kapur pas të vërtetës dhe të qëndrueshëm, nuk i dëmton askush që i poshtëron apo i kundërshton ata.”

Gjithashtu thotë profeti salAllahu alejhi ue selem:

و ستفترق هذه الأمة على ثلاث و سبعين فرقة كلها في النار إلا واحدة قالوا : من هي يا رسول الله؟ قال : من كان عل مثل ما أنا عليه اليوم و أصحابي

“Dhe do të ndahet umeti im në 73 grupe, të gjitha do të jenë në zjarr përveç njërit.” Shokët e tij i thanë: “Kush është ai grup, o i Dërguar i Allahut?”

Ai tha: “Ata të cilët ndjekin rrugën në të cilën jam sot unë dhe shokët e mi.”

Selefizmi është palë që praktikon mësimet e të parëve të mirë, rrugën e të dërguarit salAllahu alejhi ue selem dhe shokëve të tij.

Ata nuk janë ndonjë prej grupeve bashkëkohore, por ata janë Xhemat i vjetër që daton qysh nga koha e të Dërguarit salallahu alejhi ue selem, duke u përcjellë, e vazhdueshme dhe gjithnjë do mbetet i kapur pas të vërtetës deri kur të ndodhë Kiameti, ashtu siç ka paralajmëruar Profeti salAllahu alejhi ue selem.”

Shpërndaje: