Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: http://putselefa.com/salafijjah-sajkha-ibn-uthajmina/
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Sa i përket asaj se ai i quan Selefitë për “Talafijjun”, ”Shkatërrues”, kështu që unë jam dakord me të edhe për këtë. Unë them se Selefitë janë Talafijjun, shkatërrues, por shkatërrues dhe zhdukës të bidateve, njëkohësisht i dhëjnë jetë Sunnetit të dërguarit të Allahut salAllahu alejhi ue selem. Sa njerëz dhe popull i mirë që janë Selefitë! Kur them Selefitë unë nuk i kam për qëllim njerëzit partiak. Me fjalën ”Selefi” unë kam për qëllim personin i cili pason atë që është transmetuar nga Profeti salAllahu alejhi ue selem pa bërë grupacion. Unë qortoj të gjitha grupacionet, pavarësisht nga ngjyra dhe emri. Umeti islam duhet të jetë një grup i vetëm:
وَمَن يَتَوَلَّ اللّهَ وَرَسُولَهُ وَالَّذِينَ آمَنُواْ فَإِنَّ حِزْبَ اللّهِ هُمُ الْغَالِبُونَ
” Ata që marrin për mik e mbrojtës Allahun, të Dërguarin e Tij dhe besimtarët, (ta dinë se) pa dyshim, pala e Allahut do të jetë fituese.” 25:56
Grupi i Allahut është ai që kapet për Librin e Allahut me besim dhe vepra dhe refuzojnë risitë të vogla dhe të mëdha. Ata nuk i japin përparësi fjalëve të askujt para fjalës së Allahut dhe të Dërguarit të Alahut salAllahu alejhi ue selem. Ai nuk qëndron para Allahut dhe nuk e ngre zërin mbi të Dërguarin e Allahut salAllahu alejhi ue selem. Ai nuk i jep përparësi fjalës të asnjë krijese para fjalës të Dërguarit të Allahut salAllahu alejhi ue selem. Ky është grupi i Allahut, Hizbullah, i cili është Selefi dhe Ethari. Ne të gjithë jemi të detyruar që ti bashkohemi atij dhe të zhdukim të gjitha mësimet e tjera të pretenduara të cilat janë vetëm në dëm të Islamit. Me grupin e Allahut, Hizbullah, e kam për qëllim vetëm atë që ka besimin e Ehl-us-Sunnetit dhe Xhematit. Ndërsa kush i armiqëson këta nuk i takojnë këtij grupi të Allahut edhe nëse ata thonë se janë.”