Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Selman el-‘Aude, Sefer el-Hauali dhe Aid el-Karni janë prej Tekfirëve

Alameh Ahmed bin Jahja en Nexhmij 

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Falënderimet i takojnë Allahut. Salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin e Allahut, familjen dhe shokët e tij! Themi:

Kur është fjala për Selman el-‘Auden, Sefer el-Haualin dhe ‘Aid el-Karnin, të gjithë këta janë prej tekfirëve, të cilët i nxisin njerëzit e thjeshtë kundër pushtetit. Fjalët e tyre janë të shkruara, të regjistruara nëpër audio inçizime dhe të njohura tek njerëzit e dijes. Ata e kanë për obligim që të pendohen tek Allahu për gjërat e tilla.

‘Aid el-Karni thotë: Falu dhe agjëro sa të duash, ngase feja nuk e njeh robin i cili falet dhe agjëron. Sado që merresh me veprime të tilla, aq edhe je adhurues, ti je pjesë e Ahmedit të mjafton të ndjehesh fajtorë (për lëshimet tuaja). Ata që i binden atij, i urdhëron që të luftojnë pushtetarët. Dhe thotë: Mos u bëj koprrac me gjakun tënd të pastër.

Gjithashtu, xhematin e ri i quan ”robër të imanit” (e thotë këtë me cinizëm). Ndërsa punëtorët shtetërorë i quan”robër të tokës.” Dhe emërtime të ngjashme.

Në lidhje me Selman el-‘Auden, i cili flet fjalë të rënda për femrën e udhëzuar (sidomos në çështje të veshjes (v.p.)), gjë e cila është nxitje kundër shtetit. Në fjalët e tij gjeni fjalë që urdhëron njerëzit të bëjnë kryengritje etj.

Të gjitha këto janë në kundërshtim të asaj që Allahu ka urdhëruar nëpërmjet gjuhës së të Dërguarit të Tij salallahu alejhi ue selem.

Nuk është e lejueshme që të thuhet se ata janë prej dijetarëve. Përkundrazi, ata janë prej havarixhëve. E lusim Allahu që ta përmirësoj gjendjen e myslimanëve dhe t’i ruaj ata nga sherri i Havarixhëve.

Ata ia duan vetëm të keqen njerëzve dhe shtetit. Ndërsa e lusim Allahun që e keqja që duan të mos ndodh asnjëherë!

Ndërsa fjalët e Zejd el-Medkhalij dhe Rabi’ bin Hadi el-Medkhalij në lidhje me ta, janë të sakta – dhe falënderimi i takon Allahut. Fjalët e tyre janë të vërteta, dhe s’kanë thënë gjë tjetër pos të vërtetës. Ata janë prej dijetarëve të cilët bëjnë luftë në rrugën e Allahut, në mënyrë që të ngrihet fjala e Tij. Për këtë arsye, nëse dikush flet kundër këtyre dy të fundit (në lidhje me atë se çfarë kanë folur për të apostrofuarit në fillim (v.p.)), Allahu ka dashur që me këtë ata të bartin gabimet e këtyre dy dijatrëve dhe tu shtohen vetë atyre folësve edhe gabimet që flasin kundër tyre. Gjithashtu, që atyre këtyre dy dijatrëve tu shtohen shpërblimet në Ditën e Kiametit.

Shpërndaje: