Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Sherh Sahih el-Bukhari (2/618-619)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Unë jam i bindur se nuk ka asnjë problem, si psikik dhe social, pa pasur zgjidhjen në këtë fe. Sëmundjet psikike të sotme janë për shkak të dobësimit të imanit të shumë njerëzve. Një person me besim të fortë nuk mund të vuajë nga asnjëra prej tyre.
Si shembull, mund të jap besimin në caktimin dhe fatin. Një person lufton kot për të arritur një gjë. Ai arrin të kundërtën. Ai që beson në kaderin dhe është i kënaqur që Allahu (azze ue xhel) është Zoti i tij, atëherë për të janë të njëjta që të dyja. Ai do të thotë se ka bërë atë që ai ka qenë në gjendje të bëjë, është përpjekur për atë që i sjell dobi atij dhe i ka kërkuar ndihmë Allahut, por Zoti i tij vepron atë që dëshiron. Allahu ka vendosur dhe ka bërë atë që ka dashur. Do të sheh se si është në harmoni plotësisht. Shpirti i tij është i kënaqur. Ai është me Allahun në caktimin e Tij.
Personi që ka besim të dobët, nëse nuk i jepet ajo që ai dëshiron zemërohet dhe ndien keqardhje, ai pyet pse ai nuk bëri diçka tjetër në vend të kësaj apo se ai duhej të vepronte ndryshe për të arritur një rezultat tjetër.
Prandaj, Islami kurrë nuk lejon që një person të jetë i shqetësuar. Sidoqoftë, çështja kërkon besim dhe dituri. Shejkhu ynë Abdurr-Rrahman es-Sa’di (rahimehullah) ka një libërth të quajtur ”el-Uasa’il el-Mufideh lil-Hajat es-Sa’ideh” dhe një tjetër të quajtur ”ed-Din el-Islami xhahil-lu Xhami el-Mashakil. Një herë, ai më tregoi një libërth të vogël të quajtur ”Braktise ankthin fillo jetën”1. Shejkhu e vlerësoi librin dhe tha se është i mirë. Ndoshta ai (rahimehullah) shkroi këto dy libërtha bazuar në këtë.
1 Nga Dale Carnegie. Shih: https://en.wikipedia.org/wiki/How_to_Stop_Worrying_and_Start_Living