“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Sexhadet me vizatime të xhamive

Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)

Burimi: http://binbaz.org.sa/mat/14366

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Cili është gjykimi mbi faljen në sexhadet që kanë të vizatuar xhami. Kam dëgjuar se nuk është e lejueshme për tu falur mbi to.

Përgjigje: Namazi mbi këto sexhade është i saktë. Pavarësisht nëse ka xhami apo ndonjë gjë tjetër në to, namazi është i vlefshëm. Megjithatë, është obligim për namaz falësin që tepihu i tij të mos ketë dekorime dhe vizatime. Nuk duhet të ketë as xhami e as ndonjë gjë tjetër në të. Kjo në mënyrë që ai të mos shpërqendrohet gjatë namazit. Sexhadja duhet pra të jetë pa vizatime. Nuk duhet të ketë diçka në të. Kështu ajo duhet të jetë. Kjo është më e sigurt për besimtarin. Pasi që profeti (salAllahu alejhi ue selem) ishte falur në një veshje me shenja, ai ia dërgoi atë Ebu Xhehmit dhe tha:

”Shenjat në të më shpërqendrojnë gjatë namazit.”

Prandaj besimtari duhet të sigurohet që të falet në veshje të përshtatshme dhe gjithashtu në sexhade të përshtatshme të cilat nuk e shpërqendrojnë atë. Ato duhet të jetë pa vizatime të kota dhe shenja që shpërqendrojnë. Nuk duhet të ketë imazhe që e shpërqendrojnë atë.

Shpërndaje: