Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Sexhdja që Sufitë që ia bëjnë njëri-tjetrit si përshëndetje

Alameh Abus-Su’ud Muhammed bin Muhammed el-Imadi (v. 982)

Burimi: Fataua Shejkh-il-Islam Ebis-Su’ud Efendi, fq. 88

Përpilimi: Muhammed Ertugrul

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Ekziston një grup i Sufive që e përshëndesin njëri-tjetrin duke i bërë sexhdes ku vendosin ballin në tokë para njëri-tjetrit. Cili është gjykimi për këtë?

Përgjigje: Nëse e bëjnë këtë si përshëndetje, atëherë vepra është një mëkat i madh. Nëse e bëjnë këtë si adhurim, veprimi është kufr (dalje nga Islami) sipas disa dijetarëve. Nëse e bëjnë këtë si madhërim, kjo është kufr. Nëse veprimi bëhet pa qëllim, atëherë veprimi është një mëkat i madh. Disa imamë madje thonë se ky veprim është mosbesim.

Shpërndaje: