Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Sexhedja e falënderimit dhe sexhdeja e leximit

Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Sexhdja e falënderimit është vetëm një sexhde. Dhe nuk ka ndonjë kusht prej kushteve të namazit, d.m.th. kjo është sikurse sexhdeja e leximit.

Këto të dyja e kanë të njëjtin gjykim (kur kemi të bëjmë me kushtet). Pra, në asnjërën prej tyre nuk kushtëzohet ndonjë kusht paraprak, si: abdesi, të drejtuarit kah kibla, marrja tekbir, dhënia selam etj..

Nëse njeriu surprizohet me ndonjë mirësi, menjëherë bie në sexhde ashtu siç është dhe e falënderon Allahun me atë që mundet për atë mirësi që ja ka dhënë. I njëjti gjykim vlen edhe atëherë kur njeriu lexon ndonjë ajet nga Librit i Allahut të Lartësuar në të cilin ka sexhde, atëherë menjëherë bie në sexhde, pa e marrë parasysh se a ka abdes apo jo. Dhe është i kthyer kah kibla apo jo. Pa marrë tekbir fillestarë, e pa qëndruar në teshehud dhe pa dhënë selam.

Pra, kur Allahu i jep njeriut ndonjë prej mirësive të veçanta dhe në atë moment, ai nuk e ka ditur se në sheriatin islam ekziston sexhde për atë mirësi. Dhe pas një kohe të gjatë apo të shkurtër e ka kuptuar se për një mirësi të tillë mund të bëhet sexhde; në këtë rast, a të bëj sexhde apo jo?!

Ne themi se, në këtë rast ai nuk duhet të bëj sexhde. Sepse çështja në fjalë, veçse ka kaluar kohë më herët. Sepse sexhdeja e falënderimit bëhet në momentet kur njeriut i vije ndonjë mirësi.”

Shpërndaje: