Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)
Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/node/14264
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
ALMOKHTASAR.COM shkruan:
”Shejkhu Muhamed el-Arifi u takua me Shejkhun fisnik dhe alamen Salih el-Feuzan për të sqaruar shpjegimin e tij të hadithit dhe burimin e tij. Kjo pasi disa faqe të internetit kishin përhapur se Shejkh dhe alameh Salih el-Feuzan e përshkroi Shejkh Muhamed Arifin si një person i cili ka epsh në lidhje me shpjegimin e hadithit:
”Dëgjo dhe bindu nëse ai do ta rrahë shpinën dhe ta merrë pasurinë.”
Burimet konfirmuan se Shejkh Muhamed Arifit bëri vizitën e tij për të parandaluar sprova dhe shpifjet e dijetarëve. Ai gjithashtu tha se ai shkoi vetë tek alameh el-Feuzan për ti´a shpjeguar atij se burimi i tij i shpjegimit të hadithit ishin fjalët e Imam Neveviut dhe jo epshit të tij… ”1
Pyetje: ”Thuhet se dy Imamët Ibn Haxheri dhe el-Neveviu -Allahu i mëshiroftë!- komentuan hadithin ”Dëgjo dhe bindu nëse ai do ta rrahë shpinën dhe ta merrë pasurinë.” se kjo vlen për kalifin i cili e ka trajtuar një individ padrejtësisht dhe i cili duhet të durojë dhe ti shmanget sprovimeve.”
Shejkh Feuzan: ”Hadithi është i përgjithshëm. Ky fare nuk i është drejtuar ndonjë individi të veçantë. Hadithi i të Dërguarit salAllahu alejhi ue selem është i përgjithshëm për gjithë umetin. Ai që e interpretonë hadithin në një mënyrë të ndryshme, ka epshe në veten e tij. Ai dëshiron të shpjegojë hadithin sipas dëshirës, epshit dhe doktorinës së tij. Por siç thashë hadithi nuk është në avantazh të tij. Hadithi është i përgjithshëm dhe hamdi dhe lavdërimi i takon Allahut.
Përveç kësaj unë nuk e kam gjetur këtë në fjalët e Neveviut. Ne iu referuam atyre pa gjetur se Imam Neveviu ta ketë thënë këtë.”
Pyetje: ”Ju nuk e keni gjetur këtë pasi që keni kërkuar në librat e Neveviut dhe të Ibn Haxherit?”
Shejkh Feuzan: ”Po. Kam kërkuar pa e gjtur atë.”
__________________________________