Shejkhul Islam Ibnu Tejmijeh (v. 728)
Burimi: El-Fetaua,vëll 1, fq 360
www.perlatmuslimane.com
Shejtanët (djajtë) hyjnë te idhujt (statujat) dhe flasin me adhuruesit e tyre dhe u plotësojnë disa nga nevojat e tyre, siç është rasti i idhujve të mushrikëve (idhujtarëve) të arabëve dhe në ditët e sotme kjo gjë është e pranishme në mesin e mushrikëve të Turqisë, Indisë dhe tek të tjerët.
Po kështu, unë di për shumë raste të njerëzve që kërkonin shpëtim (Istigathe) nga unë dhe nga ndonjë tjetër, por në mungesën tonë.
Kështu që ata (supozuan) se më panë mua ose shejkhun tjetër, prej të cilit ata kërkonin shpëtim (Istigathe), ndërkohë që shejtanët (xhinët) erdhën tek ata duke fluturuar në ajër dhe i mbrojtën.
Kur njerëzit ma treguan këtë, unë u sqarova atyre se personi tjetër ishte me të vërtetë shejtani që erdhi në pamjen time dhe në pamjen e shejkhut tjetër, të cilit këta njerëz i kërkuan shpëtim.
Shejtanët e bëjnë këtë në mënyrë që njerëzit të mendojnë se kjo është nga mrekullitë, kerametet e shejhut. Kjo është mënyrë që ata (shejtanët, xhinët) të forcojnë vendosmërinë e tyre (të njerëzve) në kërkimin e shpëtimit me shujukhët që nuk janë të pranishëm ose që janë të vdekur.
Kjo është nga mjetet më të mëdha me të cilat mushrikët dhe adhuruesit e idhujve kryejnë shirk.