Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Shejtani dëshiron që ta mërzisë besimtarin

Shejkh Sulejman er-Ruhejli

Burimi: https://youtu.be/Dy_tyqdIcx0

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Ne e dimë dhe e kuptojmë se shejtani përpiqet ta dëmtojë besimtarin. Ai përpiqet të bëjë të mundur që besimtari të bjerë në atë që Allahu e ka ndaluar edhe nëse shejtani nuk ka dhënë mund dhe nuk ka patur ndonjë qëllim në këtë veprim të besimtarit.

Në ditët e sotme gjejmë se si p.sh. disa burra qëndrojnë me gratë e tyre në Ramazan dhe Allahu e ka lejuar që gjatë natës në Ramazan, burri të ketë marrëdhënie intime me gruan e tij, por ai nuk e kryen këtë gjë dhe kur vjen dita, gjatë saj, ai kryen marrëdhënie me gruan e tij, ndërkohë që ai është agjërueshëm.

Në realitet, madje edhe tek i moshuari, shejtani mundohet të bëjë një gjë të tillë vetëm për ta mërzitur atë.

I tregova vëllezërve se një herë, një burrë në moshë të madhe, erdhi tek unë ndërsa isha duke dhënë mësim në xhaminë profetike. I gjori ishte shumë i mërzitur. Ne ishim në Medine.

Pas mësimit më mori anash dhe më tha: “O shejkhu jonë, unë kam rënë në një problem të madh. Unë jam një burrë i moshuar dhe nuk kam pasur nevojë për gruan time (për marrëdhënie intime) për vite me radhë. Mbrëmë shejtani më mashtroi dhe unë bëra marrëdhënie intime me të.

Unë i thashë: A je muhrim?

Ai tha: Jo, por kemi ardhur për haxh.

Unë i thashë: Nuk ka problem, nuk ka asgjë për ju. Ti nuk je muhrim akoma.

Por subhanAllah shejtani donte ta mërziste.

Sikur shejtani të mund të gjente ndonjë mënyrë për të shkaktuar mërzitje në zemrën e besimtarit, ai do ta bënte këtë.

I kërkojmë mbrojtje Allahut prej tij, sepse me të vërtetë ai është armik i hapur.

Shpërndaje: