Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Shejtani i jep njeriut ca gjëra të dobishme

Imam Shems-ud-Din bin Kajim el-Xheuzijeh (v. 751)

Burimi: Ighathat-ul-Lahfan (1/80)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Një nga kurthet e shejtanit që ia bën njeriut është se ai jep disa gjëra që i duken si të dobishme. Pastaj ai e shpie atë në shkatërrim, e braktis atë dhe gëzohet me të. Pastaj e urdhëron të vjedh, të bëj zina dhe të vret, i bën të tjerët të shikojnë kah ai dhe e turpëron.

Allahu (te ala) ka thënë:

وَإِذْ زَيَّنَ لَهُمُ الشَّيْطَانُ أَعْمَالَهُمْ وَقَالَ لاَ غَالِبَ لَكُمُ الْيَوْمَ مِنَ النَّاسِ وَإِنِّي جَارٌ لَّكُمْ فَلَمَّا تَرَاءتِ الْفِئَتَانِ نَكَصَ عَلَى عَقِبَيْهِ وَقَالَ إِنِّي بَرِيءٌ مِّنكُمْ إِنِّي أَرَى مَا لاَ تَرَوْنَ إِنِّيَ أَخَافُ اللّهَ وَاللّهُ شَدِيدُ الْعِقَابِ

”Përkujto (Muhammed) kur shejtani ua zbukuroi veprat e tyre dhe u tha: “S’ka kush që mund t’iu mposhtë sot ju, unë jam mbrojtës juaji!” E kur u ballafaquan të dy grupet, ai u tërhoq prapa e tha: “Unë tërhiqem prej jush, unë shoh çka nuk shihni ju, unë i frikësohem Allahut. Allahu ndëshkon shumë ashpër.” 8:48

Në lidhje me luftën e Bedrit, ai iu shfaq adhuruesve të idhujve në formën e Sarrakah bin Malikut, dhe iu tha:

“Unë do të ju mbrojë kundër fisit Benu Kinaneh, në rast se ata ua duan të keqën familjeve tuaja dhe fëmijëve tuaj.”

Por, kur armiku i Allahut pa ushtarët engjuj të Allahut (te ala) duke zbritur për të ndihmuar të dërguarin e Tij ﷺ, ai iku dhe i braktisi ata. Hasani (radijAllahu anhu) ka thënë:

I mashtroi ata me fjalët e tij dinake, pastaj ai i braktisi

i neveritshmi i mashtron ata që janë me të

Shpërndaje: