Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: Sherh Fet´h-il-Mexhid (3)
http://www.alfawzan.af.org.sa/node/14423
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: ”Emri i Allahut Subhaneh ”Allah” është emri më madhështorë. A është ligjësuar për të përsëritur emrin e Tij gjatë gjithë kohës?”
Përgjigje: ”Ky është dhikër i Sufive. Ata janë të cilët thonë:
الله الله الله الله
”Allah, Allah, Allah, Allah…”
Ata këtë e konsiderojnë të jetë dhikër. Ata nuk thonë:
لا اله الا الله
”Nuk ka zot tjetër të vërtetë përveç Allahut.”
أستغفر الله و أتوب إليه
”E lus Allahun për falje dhe pendohem tek Ai.”
Ata nuk shqiptojnë fjali. Ata shqitpojnë vetëm një fjalë:
الله الله الله الله
”Allah, Allah, Allah, Allah…”
Deras största säger inte ens det. De säger:
Më të mëdhenjtë e tyre nuk thonë as këtë. Ata thonë:
هو هو هو هو
”Ai, Ai, Ai, Ai…”
Kur disa prej tyre pyeten për arsyen ata thonë se ata kanë frikë të vdesin para se të shqiptojnë shahadetin të plotë. Kështu u thotë shejtani atyre.”