Imam Ibn Kajim el-Xheuzijeh (v. 751)
Burimi: Hadil-Aruah ila Bilad-il-Afrah, fq. 185-186
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Allahu (Azze ue Xhel) ka thënë:
إِنَّ لِلْمُتَّقِينَ مَفَازًا {32} حَدَآئِقَ وَأَعْنَٰبًا {33} وَكَوَاعِبَ أَتْرَابًا
”Vërtet, për punëdrejtët është përgatitur e mira (Xheneti): kopshte dhe vreshta, vajza (keuaibe) të reja, të së njëjtës moshë.” 1
Kaua’ib është shumësi i Ka’ib që do të gjokse të mbushura dhe dhe të pjekura. Kjo është thënë nga Katade, Muxhahidi dhe komentatorë të tjerë të Kuranit. Fjala rrjedh nga Istidarah që thotë rrumbullak. Domethënia është se gjokset e tyre janë të rrumbullakëta si shegë dhe jo gjokse të varura.
Bukhariu transmeton në ”Sahihun” e tij nga Enes bin Malik i cili tregoi se i Dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:
”Të dalësh në rrugën e Allahut (në xhihad), ditën ose në mbrëmje është më e mirë se bota dhe çdo gjë që është në të. Vendi ndërmjet pjesës së mesme dhe të poshtme të harqeve tuaja dhe kamxhikët në Xhenet janë më të mirë se e tërë bota dhe çdo gjë që është në të. Nëse një grua nga gratë e Xhenetit ishte shfaqur në tokë, aroma e saj do të kishte mbushur atë që është në mes tyre dhe ajo gjithashtu do të kishte ndriçuar atë që është mes tyre. Shamia e saj është më e mirë se toka dhe çfarë është në të.”
Bukhariu dhe Muslimi transmetojnë nga Ebu Hurejra i cili ka treguar se Profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:
”Grupi i parë që hynë në Xhenet, hyjnë duke ndriçuar si hëna e plotë. Pastaj vjen një tjetër të cilët ndriqojnë sikurse yjet në qiell. Secili prej tyre ka dy gra në Xhenet. Kërciri i këmbëve të tyre do të shihen përmes mishit dhe nuk ka të pamartuar në Xhenet.”
Imam Ahmedi transmeon në ”Musnedin” e tij nga Ebu Hurejra se Profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:
”Në Xhenet burri do të ketë dy gra nga el-Hur el-Ajn. Çdo njëra i ka shtatëdhjetë rroba dhe mund të shohësh kërcirin e saj përmes rrobave.”
1 Nebe’ 78:31-33