Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Shenjat në lumin Senegal

Imam Muhammed el-Amin esh-Shenkiti (v. 1393)

Burimi: Adua-ul-Bejan (4/170)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Allahu(t e ala) ka thënë:

وَهُوَ الَّذِي مَرَجَ الْبَحْرَيْنِ هَذَا عَذْبٌ فُرَاتٌ وَهَذَا مِلْحٌ أُجَاجٌ وَجَعَلَ بَيْنَهُمَا بَرْزَخًا وَحِجْرًا مَّحْجُورًا

”Ai la të lirë të bashkohen dy dete, ky (njëri) i pijshëm e me shije të mirë, ky (tjetri) i kripur dhe i hidhur, e mes tyre bëri si të jetë ndonjë pendë, pritë që të mos përzihen.” 25:53

Sipas shpjegimit të dytë, ajeti do të thotë se Allahu i ka përzier (bashkuar) masat e ujit dhe kuptimi i fjalës: ’’i ka përzier’’ do të thotë që ka në disa vende të botës, grykëderdhje apo pika takimi ku megjithëse masa e ujit të kripur bie në kontakt me masën e ujit të ëmbël, përsëri ato nuk përzihen me njëra-tjetrën pasi ka një pengesë mes tyre falë fuqisë së Allahut (te ala).

Kjo është konfirmuar në të vërtetë në disa vende. Një nga këto vende është lumi në Senegal, në jug të Saint-Louis, i cili derdhet në Oqeanin Atlantik. Kam vizituar Saint-Louis në vitin 1366 (1946) dhe jam larë një herë në lumin Senegal dhe një herë në Atlantik por pa qënë në vendtakimin e tyre. Një nga shokët e mi të besueshëm më tha se si ai shkoi tek pika e takimit dhe mori ujin e ëmbël në një grusht dhe ujin me kripë në grushtin tjetër nga e njëjta grykëderdhje dhe pasi i bashkoi, dy llojet e ujërave nuk përziheshin me njëri tjetrin. I pa të meta është Allahu, i Madhërishmi, i Larti. Sa Madhështor është Ai! E përsosur është fuqia e Tij!

Shpërndaje: