Imam Muslim Ibn El-Haxhaxh En-Nejsaburi
Burimi: Sahihu Muslim (2901)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
2901 – Na ka treguar ne Ebu Khajtheme Zuhejr Ibn Harb, Is`hak Ibn Ibrahim dhe Ibn Ebi Umer El-Mek-kij, na ka treguar ne Sufjan Ibn Ujejne nga Furat El-Kazazi nga Ebu Tufejl nga Hudhejfe Ibn Usejd El-Gifarij i cili ka thënë:
”Doli tek ne Profeti (salAllahu alejhi ue selem) dhe ne ishim duke u përkujtuar dhe na tha:
”Çfarë po përkujtonit?”
I thamë:
”Po përkujtonim Ditën e Gjykimit.”
Ai (salAllahu alejhi ue selem) tha:
”Dita e Gjykimit nuk do të ndodh derisa të shikoni para saj dhjetë shenja.”
Të cilat i përmendi:
1.Tymi
2.Dexhalli
3.Kafsha (që del nga toka)
4.Lindja e diellit nga perëndimi
5.Zbritja e Isait të birit të Merjemit (alejhis-selam)
6.Jexhuxhët dhe Ma`xhuxhët.
7.Tri shembjet (hapjet e tokës), një në lindje, një në perëndim dhe një në gadishullin Arab dhe e fundit prej tyre (shenjave) do të jetë zjarri që del nga Jemeni i cili do t`i mbledh njerëzit në vendtubimin e tyre.”