Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Meusu’at ul-Ahkam uel-Fataua esh-Sherijah, fq.662
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: A ka ndonjë dëshmi që tregon se haxhi apo umreja janë pranuar?
Përgjigje: Mund të ndodh të ketë disa shenja që sugjerojnë se haxhi i një personi, agjërimi, bamirësia dhe duaja janë pranuar dhe kjo është që të ndiej qetësi në gjoksin e tij, lumturi në zemër dhe t’i ndriçojë fytyra.
Vërtet momentet e adhurimeve kanë shenja që shihen në trupin e një personi dhe brenda shpirtit të tij. Disa nga selefët thonë se shenja e cila tregon se një vepër e mirë është pranuar është se i lehtësohet personit që të bëjë një tjetër vepër të mirë, për shkak se Allahu ia bëri të lehtë bërjen e një tjetër vepre të mirë tregon se Allahu ia pranoi veprën e parë atij, dhe i dhurojë atij dhuratën që të bëjë një vepër të re dhe se Allahu është i kënaqur me të për shkak të saj.