Ebu Muhammed el-Hasen ibn Ali ibn Halef el-Berbahari (i lindur në v. 253 h)
Burimi: Sherhu es-Sunneh
Me komentet e imam Feuzanit marrë nga libri i tij “Itihaful karij bitalikati ala Sherhis Sunneh”, dhe të alameh Ahmed en Nexhmit nga libri i tij “Irshadu es Sarij”, dhe me komente të alameh Abdul-Aziz er-Raxhihit dhe disa dijetarëve të tjerë
Imam Barbahari ka thënë:
[41] Nuk nxjerrim askënd prej ehlul kibles nga Islami derisa ai të refuzojë ndonjë ajet nga Libri i Allahut apo diçka prej ethereve të të dërguarit të Allahut ﷺ, të therë për tjetërkënd përveç Allahut apo të falet për tjetërkënd përveç Allahut. Nëse ai bën ndonjë nga këto veprime, është detyrë për ty që ta nxjerrësh atë prej Islamit. Nëse nuk vepron ndonjërën prej këtyre veprave, atëherë ai është besimtar musliman me emër.
Shpjegimi
”…të therë për tjetërkënd përveç Allahut.”
Allahu (i Madhëruar) thotë:
“Thuaj: Namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime janë vetëm për Allahun, Zotin e gjithësisë. Ai nuk ka shok e me këtë gjë unë jam urdhëruar. E unë jam i pari i muslimanëve.” (El-Enam: 162-163)
[42] Çdo gjë që ke dëgjuar prej ethereve, të cilat logjika jote nuk mund t’i konceptojë, siç është p.sh. fjala e të dërguarit të Allahut ﷺ:
“Zemrat e robërve janë ndërmjet dy gishtave prej gishtave të Rrahmanit.”
Po ashtu edhe fjala e tij ﷺ:
“Me të vërtetë Allahu zbret edhe në ditën e Arafatit.”
“Gjithashtu dhe në ditën e kijametit.”
“E se në xhehenem do të vazhdojë të hidhen (njerëzit dhe xhinët), derisa Allahu i Lartësuar të vendosë këmbën e Tij mbi të.”
Po ashtu fjala e Allahut drejtuar robit të Tij:
“Nëse vjen drejt meje duke ecur, do të vij tek ti duke vrapuar.”
Po ashtu fjala e tij:
“Me të vërtetë Allahu i Madhëruar zbret në ditën e Arafatit.”
Dhe: “Me të vërtetë që Allahu e ka krijuar Ademin në shembullin e Tij.”
Po ashtu fjala e profetit ﷺ:
“Unë e kam parë Zotin tim në pamjen më të bukur.”
Apo hadithe të ngjashme, të cilave është detyrë t’u dorëzohesh, t’u besosh dhe et-tefuid si dhe të jesh i kënaqur. Mos komento asnjërin prej tyre me dëshirën tënde sepse besimi në to është detyrë. Kush komenton diçka prej tyre me epshin e tij apo e kundërshton atë, ai është Xhehmij.
Shpjegimi
“Zemrat e robërve janë ndërmjet dy gishtave prej gishtave të Rrahmanit.”
E ka nxjerrë Muslimi në Sahihun e tij (2654), prej hadithit të Abdullah ibn Amr ibn el-Asit (Allahu qoftë i kënaqur prej tij).
”Po ashtu edhe fjala e tij ﷺ:
“Me të vërtetë Allahu zbret edhe në ditën e Arafatit.”
E ka nxjerrë Bukhariu (114) dhe Muslimi (758) prej hadithit të Ebu Hurejrës (Allahu qoftë i kënaqur prej tij). Nga Ebu Hurejra transmetohet se i dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
“Zoti ynë i Lartmadhëruar zbret çdo natë në qiellin e dynjasë, në një të tretën e fundit të saj (natës) dhe thotë: “A ka ndonjë që më lutet, që Unë t’i përgjigjem atij? A ka ndonjë që kërkon prej Meje, që Unë t’i jap atij? A ka ndonjë që më kërkon falje Mua, që Unë ta fal atë?”
“Gjithashtu dhe në ditën e kijametit.”
Transmetohet nga Xhabiri se i dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
“Natën e Arafatit, Allahu zbret në qiellin e dynjasë dhe mburret me banorët e tokës te banorët e qiellit duke thënë: “Shihini robërit e Mi të pakrehur e të pluhurosur, që presin kurban! Ata kanë ardhur prej çdo vendi (të afërm e të largët) duke shpresuar që Unë t’i mëshiroj ata, duke qenë se ata nuk e kanë parë dënimin Tim. Nuk është parë ditë në të cilën lirohen njerëzit nga zjarri më shumë se në ditën e Arafatit.” E ka nxjerrë Ibn Hibani në Sahihun e tij. Akidetu es Selef ue As’hab el-Hadith i Es-Sabunit.
“Gjithashtu dhe në ditën e kijametit.”
Allahu ( Madhëruar) thotë:
“Por kur toka të bëhet copë e thërrime, kur të vijë Zoti yt (për të ndarë gjykimin) me engjëjt të rreshtuar radhë pas radhe.” (El-Fexhr: 21-21).
Po ashtu thotë:
“A mos vallë presin ata t’u vijnë engjëjt ose të vijë Zotit yt, ose të vijnë disa shenja të Zotit tënd?” (El-Enam: 158)
Ndërsa për sa i përket zbritjes së Allahut në ditën e kijametit, pra është për qëllim përmendja e këtij teksti, nuk transmetohet asgjë e saktë në lidhje me këtë, kjo transmetohen vetëm në disa ethere të dobëta. Shih tefsirin e Tabariut, Er-radu alal-Xhehmijeh, Sherhul Akideti et-Tahauijeh, fq. 138, 210 dhe 252 si dhe Mearixhul Kubul (1/167 dhe 206). 92
“E se në xhehenem do të vazhdojë të hidhen (njerëzit dhe xhinët), derisa Allahu i Lartësuar të vendosë këmbën e Tij mbi të.”
E ka nxjerrë Bukhariu (4848) dhe Muslimi (2848) prej hadithit të Enes ibn Malikut (Allahu qoftë i kënaqur prej tij). Po ashtu e ka nxjerrë Buhariu (4849) dhe Muslimi (2846) prej hadihit të Ebi Hurejrës (Allahu qoftë i kënaqur prej tij.
“Nëse ai vjen tek Unë duke ecur, Unë shkoj tek ai duke vrapuar.”
E ka nxjerrë Bukhariu (7405) dhe Muslimi (2675) prej hadithit të Ebi Hurejrës (Allahu qoftë i kënaqur prej tij), se i dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
“Allahu i Madhëruar ka thënë: “Unë jam pranë robit Tim ashtu si më mendon dhe jam me të kur më përmend. Nëse ai më përmend në veten e tij, Unë do ta përmend në veten Time. Nëse ai më përmend në grup, do ta përmend në një grup më të mirë se ata; nëse më afrohet një pëllëmbë, do t’i afrohem atij një krah; nëse më afrohet një krah, do t’i afrohem një pash e nëse më vjen duke ecur , do t’i shkoj duke vrapuar.”
“Me të vërtetë Allahu i Madhëruar zbret në ditën e Arafatit.”
Dhe: “Me të vërtetë që Allahu e ka krijuar Ademin në shembullin e Tij.”
E ka nxjerrë Bukhariu (6227) dhe Muslimi (2841) prej hadihit të Ebi Hurejrës (Allahu qoftë i kënaqur prej tij).
“Unë e kam parë Zotin tim në pamjen më të bukur.”
E ka nxjerrë Et-Tirmidhiu (3235) dhe Ahmedi në Musned (5/243, me nr. 22109), prej hadithit të Muadh ibn Xhebelit (Allahu qoftë i kënaqur prej tij).
Apo hadithe të ngjashme, të cilave është detyrë t’u dorëzohesh, t’u besosh dhe et-tefuid si dhe të jesh i kënaqur. Mos komento asnjërin prej tyre me dëshirën tënde sepse besimi në to është detyrë.
Është për qëllim me këtë mënyra dhe jo domethënia. Ne besojmë se Allahu i Madhëruar zbret çdo natë në qiellin e kësaj dynjaje, por se si zbret nuk e dimë dhe nuk mund ta konceptojmë. Po kështu është edhe me të gjitha atributet e Allahut.
Imam Maliku (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: “Isteuaja është e njohur, mënyra se si është e panjohur për ne, besimi në të është detyrë, kurse pyetja në lidhje me të është bidat.
Kush komenton diçka prej tyre me epshin e tij apo e kundërshton atë, ai është Xhehmij.
Prandaj kushdo që komenton apo shpjegon diçka prej saj me epshin e tij apo e refuzon, ai është Xhehmij.”
[43] Kush pretendon se ai e sheh Zotin e tij në këtë dynja, ai është mohues i Allahut.
Shpjegimi
Po ashtu është edhe përgënjeshtrues i të dërguarit të Allahut ﷺ, i cili ka thënë:
“Dijeni se askush prej jush nuk ka për ta parë Zotin e tij të Lartmadhëruar derisa të vdesë.”
Këtë e ka nxjerrë Muslimi në Sahihun e tij (4/2245) me nr. 169. Ndërsa shejkhul Islam Ibnu Tejmijeh në Minhexhus Sunneh (2/636) ka thënë: “Ehlu Sunneti kanë rënë dakord se Allahun askush nuk ka mundësi që ta shohë me sytë e tij në këtë dynja, as profet e as askush tjetër. Njerëzit nuk janë në kundërshtim në lidhje me këtë vetëm se në lidhje me profetin tonë, Muhammedin ﷺ.”
[44] Të medituarit rreth qenies së Allahut të Lartmadhëruar është bidat duke u bazuar në fjalën e të dërguarit të Allahut ﷺ: “Meditoni për krijesën dhe mos meditoni për Allahun”, ngase të medituarit rreth Allahut ngjall dyshim në zemër.
Shpjegimi
Për më shumë shih Silsiletu es-Sahihah (3/395) me nr. 1788 si dhe Sahihul-Xhami (2975-2976).
[45] Dije se të gjitha kafshët, egërsirat, insektet e dëmshme apo ato më të vogla si miza dhe milingona, të gjitha këto janë të urdhëruara dhe nuk veprojnë asgjë pa lejen e Allahut të Lartmadhëruar.
[46] Besimi se Allahu i Lartmadhëruar e ka ditur atë që ka ndodhur që prej fillimit të kohës. Ai ka qenë i mirënjohur për atë që nuk ekzistonte, por që do të ekzistonte më vonë. Allahu ka përfshirë çdo gjë dhe për gjithçka ka dijeni në imtësi. Kush thotë se “Ai nuk e di të shkuarën dhe as çfarë do të ndodh në të ardhmen”, ai ka mohuar Allahun e Madhërishëm.
Shpjegimi
Allahu (i Madhëruar) thotë
“Ai i ka çelësat e së padukshmes dhe vetëm Ai i njeh ato. Ai e di ç’ka në tokë dhe në det; asnjë gjeth nuk bie pa e ditur Ai dhe nuk ekziston asnjë kokërr në errësirën e tokës, as e njomë, as e thatë, që të mos jetë shënuar në librin e ruajtur (Leuhi Mahfudh).” (El-Enam: 59).
Po ashtu thotë:
“S’ka asnjë gjallesë në tokë që të mos i ketë mjetet e jetesës prej Tij. Ai di vendbanimin e saj dhe vendin e vdekjes. Të gjitha këto janë (të shënuara) në librin e ruajtur.” (Hud: 6).
Po ashtu thotë:
“Në mënyrë që ju ta dini se Allahu di gjithçka që gjendet në qiej e në tokë dhe se Ai është i Gjithëdijshëm për çdo gjë.” (El-Maideh: 97)
[47] Martesa nuk mund të bëhet vetëm se në prani të përgjegjësit ligjor, dëshmitarëve të drejtë dhe mehrit, qoftë i vogël apo i madh. Kush nuk ka përgjegjës ligjor, udhëheqësi (apo përfaqësuesit e tij) është përgjegjës ligjor i saj.
[48] Nëse burri e ndan (divorcon) gruan e tij tri herë, ajo i bëhet e ndaluar atij dhe nuk i lejohet derisa të martohet me të dikush tjetër.
Shpjegimi:
[48] Nëse burri e ndan (divorcon) gruan e tij tri herë, ajo i bëhet e ndaluar atij dhe nuk i lejohet derisa të martohet me të dikush tjetër.
Allahu (i Madhëruar) thotë:
“Ndarja mund të bëhet dy herë. Më pas, gruaja ose të mbahet me të mirë ose të lejohet të ikë me të mirë. Burrave nuk u lejohet të marrin gjë nga ajo që u kanë dhënë atyre, vetëm nëse të dyja palët frikësohen se nuk do t’i zbatojnë kufijtë e Allahut. Pra, nëse të dy frikësohen se nuk do të mund t’u përmbahen kufijve të Allahut, atëherë nuk është gjynah për asnjërin, nëse gruaja i jep diçka burrit (për t’u ndarë nga ai). Këta janë kufijtë e Allahut, andaj mos i shkelni ata! Ata që shkelin kufijtë e Allahut, pikërisht ata janë keqbërësit. Më pas, nëse burri e ndan sërish gruan (për të tretën herë), nuk mund të martohet më me të, pa u martuar ajo me një burrë tjetër. Por, në qoftë se gruaja ndahet nga burri i dytë, atëherë nuk kanë gjynah as ajo e as burri i parë që të martohen sërish me njëri-tjetrin, nëse mendojnë se do t’i respektojnë kufijtë e Allahut; këto janë urdhrat e Allahut, që Ai ua shpjegon njerëzve që kuptojnë.” (El-Bekare: 229-230)
Imam Ibn Bazi (Allahu e mëshiroftë) është pyetur: -Shejkh i nderuar! Nëse burri e divorcon gruan e tij, pastaj e kthen atë në të njëjtën ditë, a e ka vaxhib që të marrë dëshmitarë për kthimin e saj? E nëse marrja e dëshmitarëve është vaxhib, si të bëjë ai që e ka kthyer gruan pa dëshmitarë?
Përgjigje: Sunneti rruga e të dërguarit të Allahut ﷺ është që të merren dëshmitarë si në divorc ashtu edhe në kthim. Allahu (i Madhëruar) thotë:
“Dhe merrni për dëshmi dy burra të drejtë nga ju.”
Dhe kjo është si në divorc ashtu edhe kur burri e kthen gruan e divorcuar. Ky është sunneti. E në se dikush e kthen gruan pa dëshmuar, kthimi është i vlefshëm, por ka lënë sunnetin dhe më të mirën.” Burimi: Qëndrueshmëria përballë sprovave.”
Imam Uthejmin (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Nëse burri e urren bashkëshorten e vet dhe nuk është në gjendje të bëjë durim ndaj saj, atëherë nuk ka problem nëse e divorcon atë. Mirëpo ai duhet të ketë parasysh rregullat e mëposhtme:
1 – Të mos e divorcojë kur është në periudhën e menstruacioneve. Nëse burri e divorcon gruan e vet ndërkohë që ajo është në periudhën e menstruacioneve, atëherë ai e ka kundërshtuar Allahun dhe të dërguarin e Tij ﷺ dhe ka bërë një veprim të ndaluar. Në këtë rast është detyrë për burrin që ta kthejë gruan dhe ta mbajë derisa të pastrohet, e pas kësaj, nëse dëshiron, mund ta divorcojë. Ndërsa më parësore është që ta mbajë atë derisa t’i kthehen asaj periudhat për herë të dytë e mbasi të jetë pastruar; nëse do e mban atë ose në të kundërt e divorcon.
2 – Të mos e ndajë atë në periudhën e pastërtisë së saj, nëse ai ka kryer marrëdhënie me të, me përjashtim të rastit kur shtatzënia e saj është e qartë. Nëse burri ka për synim që ta ndajë gruan dhe ka kryer marrëdhënie me të, pasi ajo ishte pastruar prej menstruacioneve, atëherë ai nuk duhet ta ndajë atë derisa t’i rikthehet sërish periudha menstruale dhe pastaj të pastrohet, sado e gjatë të jetë pritja. Mbas kësaj, nëse dëshiron e ndan atë, por pa kryer me të marrëdhënie. Bën përjashtim këtu vetëm ai rast kur shtatzënia e saj është e qartë apo nëse ka qenë shtatzënë. Pra, në këtë rast nuk ka problem nëse e divorcon atë. Allahu i Madhëruar thotë:
“O ti profet! Kur t’i ndani gratë, i ndani ato në kohën e pastërtisë së tyre…” [Et Talak: 1]
Ibn Abbasi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) ka thënë: “Nuk duhet (që burri) ta ndajë gruan gjatë periudhës së menstruacioneve dhe as në periudhën e pastërtisë së saj, nëse ai ka kryer marrëdhënie me të, por duhet ta mbajë atë derisa t’i rikthehen sërish menstruacionet dhe pastaj të pastrohet. Pas kësaj, nëse dëshiron, e ndan atë.”
3 – Të mos e ndajë atë më tepër se një herë. Pra, të mos i thotë “Je dy herë e ndarë!” apo “Je tri herë e ndarë!” dhe as t’i përsërisë “Je e ndarë, je e ndarë, je e ndarë!” Të divorcuarit e trefishtë në të njëjtën kohë është i ndaluar (haram), pasi transmetohet se i dërguari i Allahut ﷺ ka thënë në lidhje me një burrë i cili e ndau gruan e vet me divorc të trefishtë në të njëjtën kohë:
“A po luani me Librin e Allahut ndërkohë që unë gjendem midis jush?!” Një burrë u ngrit dhe tha: “O i dërguari i Allahut, a ta vras atë?”
E vërteta është se shumë njerëz janë të pavetëdijshëm ndaj rregullave të divorcit. Kur u teket për të divorcuar, ata divorcojnë dhe as që duan t’ia dinë për kohën apo mënyrën e tij. Njeriu e ka për detyrë t’u përmbahet kufijve (ndalesave) të Allahut dhe të mos i tejkalojë ato. Allahu (i Madhëruar) thotë:
“… e kush del jashtë dispozitave të Allahut, ai e ka dëmtuar vetveten.” [Et-Talak: 1].
Po ashtu thotë:
“Këto janë dispozita të Allahut, pra mos i kundërshtoni, sepse kush i tejkalon dispozitat e Allahut, pikërisht të tillët janë zullumqarët.” [El-Bekare: 229]. Burimi: Ez-Zeu’uaxh.
[49] Nuk lejohet derdhja e gjakut të muslimanit i cili dëshmon se nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut dhe se Muhammedi është i dërguari i Allahut dhe robi i Tij, vetëm se me kryerjen e njërës nga këto të tria: imoraliteti nga i martuari, dezertimi pas besimit apo vrasja e besimtarit pa të drejtë. Për çdo gjë tjetër përveç këtyre gjaku i muslimanit për muslimanin është rreptësisht i ndaluar përgjithmonë deri në ditën e kijametit.
[50] Çdo gjë për të cilën Allahu e ka bërë detyrë që të zhduket ka për t’u zhukur përveç xhenetit, zjarrit, arshit, kursijes, el-Leuhit, lapsit dhe surit, asnjë nga këto nuk ka për t’u zhdukur kurrë. Pastaj Allahu do t’i ringjallë krijesat në ditën e kijametit në atë gjendje që ata vdiqën dhe ka për t’i llogaritur ata me çfarë të dojë, një grup për në xhenet, ndërsa grupi tjetër për në es-seir (xhehenem), e Ai do t’u thotë të gjitha krijesave (shtazëve) të cilat nuk i krijoi për të mbetur që të bëhen dhe.
Shpjegimi
”Pastaj Allahu do t’i ringjallë krijesat në ditën e kijametit në atë gjendje që ata vdiqën.”
E ka nxjerrë Muslimi në Sahihun e tij (2878) prej hadithit të Xhabir ibn Abdullahut (Allahu qoftë i kënaqur prej tij), i cili ka thënë:
“Kam dëgjuar profetin ﷺ të thotë:
“Çdo rob ka për t’u ringjallur në atë gjendje që ka vdekur.”
”dhe ka për t’i llogaritur ata me çfarë të dojë, një grup për në xhenet, ndërsa grupi tjetër për në es-seir (xhehenem).”
Ashtu siç ka thënë (i Madhëruari):
“Dhe kështu pra, Ne të kemi shpallur ty një Kuran në gjuhën arabe, për të paralajmëruar popullin e Mekës dhe ata rreth saj; për t’i paralajmëruar ata për ditën e cila do të vijë me siguri: kur të gjithë njerëzit do të tubohen, disa në xhenet e disa në xhehenem.” (Esh-Shura: 7)
”…e Ai do t’u thotë të gjitha krijesave (shtazëve) të cilat nuk i krijoi për të mbetur që të bëhen dhe.”
Siç ka ardhur në hadithin të cilin e transmeton Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) merfuan dhe që e kanë nxjerrë Abdurr-Rrazaku në tefsirin e tij (2/206, 344) dhe prej tij Tabariu në tefsirin e tij (7/188, 30-26) si dhe Ibn Ebi-Hatimi në tefsirin e tij (4/1286). E ka saktësuar Albani në Silsiletu Es-Sahihah (4606) me nr. 1966. Recensuesi i librit thotë se ky merr gjykimin i ngritur tek i dërguari i Allahut ﷺ sepse një gjë e tillë nuk mund të thuhet nga mendja.