Imam Ismail Ibn Kethir ed-Dimeshkij (v. 774)
Tefsir el-Kuran el-Adhim (1/208)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Allah tebarek ue te ala ka thënë:
“Të Allahut janë lindja dhe perëndimi, kështu që ngado që të drejtoheni apo të ktheni fytyrat, atje është fytyra e Allahut (dhe Ai është Lartë, lart mbi arshin e Tij).” El-Bekare, 2:115
Allahu është i Gjithëmjaftueshëm për të përmbushur nevojat e krijesave të Tij, i Gjithëditur.
Kjo është – dhe Allahu e di më së miri – një ngushëllim për të dërguarin ﷺ dhe sahabët e tij të cilët u dëbuan nga Meka dhe u ndanë nga xhamia dhe vendi i tyre i faljes. Në Mekë, i dërguari i Allahut ﷺ falej drejt Jeruzalemit duke e pasur Qaben para tij. Kur ai erdhi në Medinë, ai vazhdoi të falej drejt Jeruzalemit për gjashtë ose shtatë muaj pas së cilës Allahu e urdhëroi që të kthehej drejt Mekës.
Prandaj, Allahu te ala tha:
“Të Allahut janë lindja dhe perëndimi, kështu që ngado që të drejtoheni apo të ktheni fytyrat, atje është fytyra e Allahut (dhe Ai është Lartë, lart mbi arshin e Tij).”
Ebu Ubejd el-Kasim bin Selam tha në librin e tij “en-Nasikh uel-Mansukh”: Haxhaxh bin Muhammed na informoi: Ibn Xhurejxhi dhe Uthman bin A’ta na informuan, nga A’ta, nga Ibn Abbasi i cili tha:
“Sipas asaj që na është thënë, drejtimi në namaz ishte gjëja e parë që u shfuqizua për ne në Kuran – dhe Allahu e di më së miri.”