Imam Muhammed Nasir-ud-Din el-Albani (v. 1420)
Burimi: Silsilat-ul-Ahadith es-Sahihah (1/1/10-11)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Nga pasojat e hidhura të filozofisë të skolastikëve dhe atyre që janë ndikuar nga ta (si ky es-Sakkafi i cili është mashtruar prej tyre) është se ata injorojnë imamët, dijetarët dhe kritikët në lëmin e hadithit dhe mundin e tyre. Ata hedhin epshet e tyre kundër haditheve që dijetarët i kanë vërtetuar ose klasifikuar si të dobëta. Ata marrin dhe përdorin atë që u përshtatet atyre, edhe pse ajo është e dobët, dhe e refuzojnë atë që nuk u përshtatet atyre, edhe pse ajo është autentike. Është shumë e qartë nga ithtarët e tyre të mëparshëm dhe të mëvonshme. Shembulli më i qartë i kësaj është Shejkh el-Keutheri dhe Abdullah el-Ghimari. Ata besojnë se hadithi i robëreshës:
“Ku është Allahu?” Ajo tha: “Mbi qiell.” Profeti (salAllahu alejhi ue selem) tha: “Liroje atë. Ajo është besimtare.”, besojnë se ky hadith është i dobët. Kjo u pasua nga i shkatërruari es-Sakaf. Verbëria e tij shkoi edhe më larg se kaq dhe ai tha:
“Ne jemi të bindur prerë se profeti (salAllahu alejhi ue selem) nuk ka thënë: “Ku është Allahu?”.” 1
Dhe thotë:
“Kjo shprehje është e neveritshme.” 2
Kështu thotë i çmenduri. Ai e di se dijetarët janë unanim për vërtetësinë e hadithit. Ata e kanë pranuar atë në çdo kohë. Imamët e mëdhenj kanë argumentuar me të. Disa prej tyre ishin Maliku, esh-Shafi’i dhe Ahmedi. Muslimi, Ebu Auaneh, Ibn-ul-Xharud Ibn Khuzejmeh, Ibn Hibani dhe ata që i pasuan ata duke përfshirë edhe el-Bejhakin, el-Baghauin, Ibn-ul-Xhauzin, Dhehebiun dhe El-Askalanin e vërtetuan atë. Disa nga këta vetë i shtrembëruan cilësitë e Allahut.
Çfarë mund të thotë një musliman i mençur lidhur me një njeri injorant, mohues dhe arrogant, i cili kundërshton këta imamë dhe thotë se shprehja e profetit (salAllahu alejhi ue selem) të cilin ata e vërtetuan është i neveritshëm? Ai madje i quan ata që e marrin këtë hadith profetik Muxhesimah (njerëz që i përshkruajnë Allahut trup)3.
1 Komentet e librit ”Daf´ Shubeh-it-Tashbih”, fq. 108
2 Komentet e librit ”Daf´ Shubeh-it-Tashbih”, fq. 188
3 Shih fq. 187.